USAID-i pajis 14 fshatra të Klinës me kontejnerë shtëpiak të mbeturinave

Klinë, Dhjetor 15, 2015 – Sot në fshatin Dresnik, Specialistja e Menaxhimit te Projekteve te USAID-it për Kosovë znj. Perihane Ymeri-Ustaibo mbajti një fjalim në ceremoninë hapëse të shpërndarjes së kontejnerëve shtëpiak të mbeturinave për 14 fshatra përfituese të komunës së Klinës si projekt ne kuadër te Programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore. Znj. Ymeri-Ustaibo së bashku me ekipin e programit AKT-LS më vonë u takua me vullnetarët të cilët morën pjesë në aktivitetin e pastrimit në fshatin Dresnik të organizuar nga Komuna e Klinës.

Takim multietnik në mes të bizneseve në Graçanicë

Prishtinë, 29 shtator 2015 – Programi i USAID-it, Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore i implementuar nga CDF, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizuan ngjarjen, në të cilën u zhvilluan takimet në mes të afro 40 bizneseve pjesëmarrëse, kryesisht të sektorit të ushqimit dhe pijeve. Nga këto takime pritet të rezultojnë ide të mundshme për partneritet si dhe kontrata të reja.

Hapjen e këtij organizimi e bëri Artan Avdiu, Drejtor i Projektit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore.

Në vijim, të pranishmëve i’u drejtua Shefi i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, i cili theksoi misionin e këtij programi drejt nxitjes se komunikimit konstruktiv ndër etnik, përfshirë edhe bashkëpunimin në mes të bizneseve shumicë dhe atyre jo-shumicë. Duke theksuar pjesëmarrjen e disa prej kompanive më të mëdha në vend, z. Hope inkurajoi bizneset e pranishme që të forcojnë më tutje bashkëpunimin nga kontaktet e krijuara gjatë këtyre takimeve, të cilat padyshim që do të kontribuojë në zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit të tyre.

Më tej, të pranishmëve i’u drejtua edhe Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic, Sekretari i Përgjithshëm i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, z. Ardi Shita dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu.

 

Bizneset anëtarë të Odës Amerikane, të cilat morrën pjesë në këto takime ishin: Meridian Corporation, Devolli Corporation, Emona Group, Delfin, Oaza, Toscana & Oxa Group dhe Prince Coffee House.

USAID-i lidh partneritet me organizatat e shoqërisë

 

Prishtinë, 30 Shtator – Sot, Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara (USAID) përmes programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore (AKT-LS) finalizoi marrëveshjet me njëmbëdhjetë (11) organizata të shoqërisë civile (OSHC).  Këto organizata të cilat janë me bazë në Kosovë do të zhvillojnë aktivitete për përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve shumicë dhe atyre jo-shumicë dhe për ngritjen e efikasitetit të komunave të shënjestruara, duke përfshirë organizimin e ngjarjeve kulturore multietnike, mbështetjen e bizneseve shumicë dhe atyre jo-shumicë përmes asistencës së drejtpërdrejt teknike, si dhe rritjen e komunikimit, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së të rinjëve dhe grave në iniciativa të ndryshme.

Këto aktivitete do të mbulojnë drejtpërdrejt 16 komuna partnere të AKT-LS: Graçanicën, Kllokotin, Parteshin, Ranillugun, Novobërdën, dhe Shtërpcën, Obiliqin, Gjilanin, Istogun, Klinën, Pejën dhe Vushtrrinë, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

OSHC-të përfituese janë:

  • Tourism Organization Gracanica (TOG) – Gracanicë
  • European Center for Minority Issues (ECMI) – Prishtinë
  • TV Network (TV Mreza), – Gracanicë
  • Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), Mitrovicë e Veriut
  • Business Support Center Kosovo (BSCK), Prishtinë
  • Network of Peace Movement (NOPM), Kamenicë
  • NGO Çohu, Prishtinë
  • Regional Environmental Center (REC), Prishtinë
  • Riinvest, Prishtinë
  • Prishtina Institute for Political Studies (PIPS) Prishtinë, dhe
  • The Centre for Social Affirmation of Youth (CSAY) Ranillug

AKT – LS nënshkruan marrëveshje me Komunën e Kllokotit për ndërtimin e qendrës së komunitetit për shumë qëllime

Kllokot, Gusht 06, 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore dhe Komuna e Kllokotit nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e Qendrës për Shumë Qëllime në Komunën e Kllokotit. Ky projekt do të financohet 83% nga Programi AKT-LS dhe 17% do të financohen nga Komuna e Kllokotit.

Lexo më shumë...

Nënshkrimi i marrëveshjes me Komunën e Graçanicës për ndërtimin e një fushe mini-futbolli në fshatin Llapllasellë

Graçanicë, Gusht 03 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore dhe Komuna e Graçanicës bashkëpunojnë për ndërtimin e një projekti infrastrukturorë në këtë Komunë.

Lexo më shumë...

AKT – LS nënshkruan marrëveshje me Komunën e Obiliqit për ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Plemetin

Obiliq, Qershor 26, 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore i përfaqësuar nga Shefi i Programit z. Artan Avdiju dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e dy rrugëve “Vidovdanska” dhe “Bratsvo i jedinstvo” në fshatin Plemetin. Ky projekt do të financohet 80.27% nga Programi AKT-LS dhe pjesa tjetër prej 19.73% do të financohet nga Komuna e Obiliqit.

Lexo më shumë...

AKT – LS nënshkruan marrëveshje me Komunën e Ranillugut për Rehabilitimin e shtëpisë së kulturës

Ranillug, Qershor 26, 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku i përfaqësuar nga Shefi i Programit z. Artan Avdiju dhe kryetari i Komunës së Ranillugut Mr. Gradimir Mikić nënshkruan marrëveshje për Rehabilitimin e shtëpisë së kulturës në Komunën e Ranillugut. Ky projekt do të financohet 68.1% nga Programi AKT-LS dhe 31.9% nga Komuna e Ranillugut.

Lexo më shumë...

Rezultatet preliminare për RFA-01 dhe RFA-02

Njoftim: Dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë aplikantët se procesi preliminar i vlerësimit për RFA-01 grantet deri në 6,000 USD dhe RFA-02 grantet deri në 25,000 USD ka përfunduar. Listat e paraqitura këtu përmbajnë emrat e aplikantëve të cilët nuk janë para-kualifikuar nga komisioni vlerësues për hapat e ardhshëm të procesit seleksionues.

Lexo më shumë...

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Novobërdës

Novobërdë 07 Maj, 2015 – Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanović nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi përmes së cilit shprehën përkushtimin e tyre ndaj partneritetit në implementimin e programit Avancojmë Kosovën së Bashku.

Lexo më shumë...

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Vushtrrisë

Vushtrri 29 Prill, 2015 – Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi përmes së cilit shprehën përkushtimin e tyre ndaj partneritetit në implementimin e programit Avancojmë Kosovën së Bashku.

Lexo më shumë...

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Graçanicës

Graçanicë, Prill 24, 2015 - Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope dhe Kryetarja e Komunës së Graçanicës Vladeta Kostić nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi përmes së cilit shprehën përkushtimin e tyre ndaj partneritetit në implementimin e programit Avancojmë Kosovën së Bashku.

Lexo më shumë...

Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) Mbajti Sesionin e Fundit Informues në Komunën e Shtërpcës

Mars 19, 2015 – Sot Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) mbajti sesionin e gjashtë informues në Komunën e Shtërpcës. Ky ishte sesioni i fundit nga gjashtë sesionet informuese të organizuara nga Programi AKT – LS dhe është ndjekur nga rreth 30 pjesëmarrës nga sektori i bizneseve dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Lexo më shumë...

Programi Zhvillon Sesionin e Pestë Informues në Komunën e Kllokotit

Mars 18, 2015 – Programi zhvilloi një sesion informues në Komunën e Kllokotit ku morën pjesë mbi 40 pjesëmarrës nga sektori i bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile.

Lexo më shumë...

U Mbajt Sesionin i Katërt Informues në Komunën e Graçanicës

E mërkurë, Mars 18, 2015 – Programi i USAID-it AKT-LS i përbërë nga Drejtoresha Ekzekutive e CDF, zv. drejtori i programit dhe koordinatori i komponentës për zhvillim të bizneseve - Veri, vizituan Komunën e Graçanicës ku mbajtën një sesion informues me përfitues potencial nga sektori i bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile të kësaj Komune.

Lexo më shumë...

Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) zhvilloi Sesionin e Katërt Informues në Komunën e Vushtrrisë

Mars 17, 2015 – Programi i AKT – LS ishte prezent në Komunën e Vushtrrisë ku zhvilluan një sesion informues me përfitues potencial nga sektori i biznesit dhe organizatat e shoqërisë civile të kësaj Komune.

Lexo më shumë...

Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) Vazhdon me Sesione Informuese në Mitrovicën e Veriut

Mars 17, 2015 - Sot Programi i USAID-it AKT-LS mbajti sesionin e dytë informues në Komunën e Mitrovicë së Veriut. Qendra Rajonale e Resurseve për Komunitete (RCRC) ku u mbajt ky sesion informues ishte e mbushur përplot me mbi 140 pjesëmarrës nga sektori i bizneseve dhe 50 pjesëmarrës nga organizatat e shoqërisë civile.

Lexo më shumë...