Pyetje të shpeshta

P1. 

Cilat janë 16 Komunat e mbuluara nga Programi AKT – LS?

P1.

16 Komunat e mbuluara nga Programi AKT – LS janë: Gjilani, Graçanica, Istogu, Klina, Kllokoti, Leposaviqi, Mitrovicë e Veriut, Novobërda, Obiliqi, Parteshi, Peja, Ranilugu, Shtërpce, Vushtrria, Zubin Potoku dhe Zveçani.


P2. 

Cili është limiti i granteve për biznese?

P2.

Programi AKT – LS ka publikuar dy ftesa për aplikime për biznese, FPA-01 për grante deri në $6,000 dhe FPA-02 për grante deri në $25,000.

Nën FPA-01 grantet do të jenë për llojet e organizatave/ndërmarrjeve në vazhdim:

  • Ndërmarrje të vogla dhe mikro dhe fillestare (në bazë të Ligjit Nr.03/L-031, ndërmarrje mikro konsiderohet çdo ndërmarrje që ka 1 deri 9 punëtorë dhe ndërmarrje e vogël konsiderohet çdo ndërmarrje që ka 10 deri 49 punëtorë).

Nën FPA-02 grantet do të jenë për llojet e organizatave/ndërmarrjeve në vazhdim:

  • Ndërmarrje të vogla dhe të mesme (në bazë të Ligjit Nr.03/L-031, ndërmarrje e vogël konsiderohet çdo ndërmarrje që ka 10 deri 49 punëtorë dhe ndërmarrje e mesme konsiderohet çdo ndërmarrje që ka 50 deri 249 punëtorë).

P3. 

Nëse kompania/organizata është regjistruar në ndonjë komunë jashtë listës së 16 komunave të mbuluara nga Programi AKT – LS, a mund të aplikoj për grant nëse aktivitetet e do të implementohen në një apo më shumë komuna të përfshira në këtë listë?

P3.

Programi AKT – LS do të mbështesë aktivitete që do të ndodhin brenda komunave të lartpërmendura, pa marrë parasysh nëse selia e kompanisë/organizatës gjendet në pjesë tjera të Kosovës. 


P4. 

A është bashkëfinancimi në grant i obligueshëm në mënyrë që të jeni i pranueshëm për grant nga AKT – LS?

P4.

Programi The AKT – LS inkurajon bashkëfinancimin nga ana e aplikuesve e veçanërisht nga ata që aplikojnë për grante deri në $25,000 për të cilat ne do të dëshironim të shihnim bashkëfinancim minimum 15% e kostos totale. 


P5. 

A lejohet aplikimi i bizneseve që kanë pronarë nga komuniteti shqiptarë përderisa ato krijojnë punësim për komunitetet jo-shumicë?

P5.

Po, bizneset që kanë pronarë nga komuniteti shqiptarë janë të pranueshëm të aplikojnë për grante përderisa ato krijojnë punësim për komunitetet jo-shumicë.