USAID-i pajis 14 fshatra të Klinës me kontejnerë shtëpiak të mbeturinave
Klinë, Dhjetor 15, 2015 – Sot në fshatin Dresnik, Specialistja e Menaxhimit te Projekteve te USAID-it për Kosovë znj. Perihane Ymeri-Ustaibo mbajti një fjalim në ceremoninë hapëse të shpërndarjes së kontejnerëve shtëpiak të mbeturinave për 14 fshatra përfituese të komunës së Klinës si projekt ne kuadër te Programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore. Znj. Ymeri-Ustaibo së bashku me ekipin e programit AKT-LS më vonë u takua me vullnetarët të cilët morën pjesë në aktivitetin e pastrimit në fshatin Dresnik të organizuar nga Komuna e Klinës.