Përfaqësues të AKT-LS takojnë Kryetarin e Komunës së Parteshit
Më 16 Janar 2015, Udhëheqësi i Komponentës për Angazhimin e Qytetarëve/ZSHiP, së bashku me Koordinatorin për Komunikim dhe Inxhinierin Teknik zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Parteshit z. Dragan Nikolic dhe Kabinetin Komunal të përbërë nga përfaqësuesja e Grupit të Femrave të Komunës së Parteshit, Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Siguri, Drejtori i Planifikimit Urban Kadastër dhe Gjeodezi si dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit.
Ky takim ishte vazhdimësi e takimit të mëhershëm në mes të ZSHiP dhe kryetarit të kësaj Komune. Gjatë takimit ZSHiP prezantoi programin AKT – LS dhe komponentat e tij. Gjithashtu gjatë takimit palët u dakorduan rreth afatit për dërgimin e listave të prioriteteve të projekteve të infrastrukturës. Përfaqësueset e grupit të femrave u informuan rreth programit AKT – LS dhe procesit të vendimmarrjes/autoritetit të grupit të femrave në vendimmarrje. Grupi i femrave deklaroi se ato do të organizojnë takime për diskutimin e prioriteteve të infrastrukturës dhe listën me prioritete do ta dërgojnë në zyrat e AKT - LS.
Ekipi i AKT – LS gjithashtu pati takim të veçantë me kryetarin e Këshillit Rinorë të Parteshit ku edhe ai u informua rreth programit AKT – LS dhe procesit të vendimmarrjes/autoritetit të grupit të të rinjve në vendimmarrje. Kryetari i Këshillit Rinorë të Parteshit gjithashtu deklaroi se do të organizoj takime me Këshillin e Rinorë të kësaj Komune ku do të dalin me prioritetet e këtij grupi.