Stafi i Programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore Takohet me Kryetarin e Komunës së Istogut
E martë 14 Janar, stafi i programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore i udhëhequr nga znj. Nermin Mahmuti UD e Shefit të Programit u takua me kryetarin e Komunës së Istogut z. Haki Rugova ku u bë prezantimi i objektivave të programit AKT – LS në mënyrë që ato të bashkërendohen me prioritetet e Komunës.
Kryetari i Komunës i informoi stafin e AKT – LS se Komuna e Istogut ka përvojë të mëhershme me projekte të USAID-it dhe se ata mirëpresin projekte të reja të cilat do të ndihmonin në ngritjen e kapaciteteve dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e sajë. Stafi i AKT – LS dhe Kryetari i Komunës Rugova gjithashtu diskutuan gjendjen e infrastrukturës dhe bizneseve në këtë Komunë dhe mundësitë e angazhimit të programit AKT – LS në përmirësimin e këtyre sektorëve. Të dy palët u pajtuan që ti shkëmbejnë kontaktet në nivel të menaxherëve të fushave relevante në mënyrë që të fillohet me implementim të aktiviteteve sa më parë.