Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) Fillon me Sesione Informuese për Grante në Gjashtë Komuna të Kosovës

Mars 16, 2015 – Sot Programi i USAID-it AKT – LS mblodhi më shumë se 40 përfaqësues nga sektori i bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile të rajonit të Pejës në sesionin e parë informues për grante të këtij Programi. Ky sesion është i pari nga gjashtë sesionet informuese që Programi do ti mbajë në komunat në vazhdim: Mitrovica e Veriut, Vushtrri, Graçanicë, Kllokot dhe Shtërpcë.

 

Qëllimi i sesioneve informuese është ti informoj përfituesit potencial/organizatat rreth granteve të ofruara nga ky Program. USAID-i përmes Programit AKT – LS do të ofroj mundësi financimi për biznese të vogla dhe mikro (edhe fillestare), biznese të vogla dhe të mesme, dhe organizata të shoqërisë civile të cilat operojnë në këto komuna.

Sesioni i fundit informues do të mbahet në Komunën e Shtërpcës më 19 mars, 2015.