Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) Mbajti Sesionin e Fundit Informues në Komunën e Shtërpcës
Mars 19, 2015 – Sot Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) mbajti sesionin e gjashtë informues në Komunën e Shtërpcës. Ky ishte sesioni i fundit nga gjashtë sesionet informuese të organizuara nga Programi AKT – LS dhe është ndjekur nga rreth 30 pjesëmarrës nga sektori i bizneseve dhe nga organizatat e shoqërisë civile.
Në këtë takim morën pjesë zv. drejtori i programit, koordinatori i komponentës për zhvillim të bizneseve – veri dhe menaxheri i granteve të cilët i informuan pjesëmarrësit për procesin e aplikimit dhe strukturën e granteve për përfitues potencial si dhe u janë përgjigjur pyetjeve specifike në lidhje me kriteret e aplikimit.
Ky sesion shënoi përmbylljen e vizitave të para informuese nëpër gjashtë komuna të synuara nga programi AKT – LS ku në përgjithësi rreth 400 përfitues potencial janë informuar në lidhje me Programin AKT – LS dhe mundësitë që ky Program ofron.