Nënshkrimi i marrëveshjes me Komunën e Graçanicës për ndërtimin e një fushe mini-futbolli në fshatin Llapllasellë
Graçanicë, Gusht 03 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore dhe Komuna e Graçanicës bashkëpunojnë për ndërtimin e një projekti infrastrukturorë në këtë Komunë.
Drejtoresha Ekzekutive e CDF znj. Nermin Mahmuti, si udhëheqëse e konzorciumit implementues të programit AKT-LS dhe Kryetari i Komunës së Graçanicës z. Vladeta Kostić nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një fushe mini-futbolli në fshatin Llapllasellë Komuna e Graçanicës. Ky projekt do të financohet 79.77 % nga programi AKT-LS dhe 20.23 % të mbetura do të financohen nga Komuna e Graçanicës.
Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 1,600 banorë të cilët janë edhe përfitues direkt, ndërsa përfitues indirekt do të jenë të gjithë qytetarët që vizitojnë fshatin apo kalojnë nëpër të. Kjo do tu ofrojë fëmijëve dhe prindërve të tyre mundësi më të mira për të organizuar aktivitete të ndryshme sportive dhe shoqërore si dhe do të rrisë mundësinë e organizimit të shumë shërbimeve kulturore dhe edukative.
Përfundimisht, ky projekt do të ketë për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e kualitetit të jetesës së përfituesve në fshatin Llapllasellë.