Programi Zhvillon Sesionin e Pestë Informues në Komunën e Kllokotit
Mars 18, 2015 – Programi zhvilloi një sesion informues në Komunën e Kllokotit ku morën pjesë mbi 40 pjesëmarrës nga sektori i bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ekipi i programit AKT-LS informoi pjesëmarrësit rreth mundësive që ofron ky program si dhe i njoftoi ata me procesin e aplikimit dhe strukturën e granteve për dy sektorët.
Sesioni i ardhshëm informues do të jetë i fundit nga gjashtë sesionet informuese të planifikuara dhe do të mbahet në Shtërpce më 19 Mars.