Takim njoftues me Komunën e Kllokotit
Udhëheqësi i Komponentës për Angazhim Qytetar/ZSHiP z. Nenad Maksimovic, së bashku me Koordinatorin për Komunikim z. Besnik Sherifi dhe Inxhinierin Teknik z. Viktor Djokic patën një takim me Kryetarin e Komunës së Kllokotit/Klokot z. Strecko Spasic. Në këtë takim palët caktuan një afat për paraqitjen e listës së prioriteteve të infrastrukturës dhe Komuna u zotua për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore.
Për shkak se Këshilli i të Rinjve për Veprim nuk është funksional në këtë Komunë, koordinatorët regjional të AKT – LS Programit do të organizojnë takime me rininë e kësaj Komune për të definuar listën e prioriteteve për këtë kategori. Koordinatorët regjional të AKT – LS programit gjithashtu do të organizojnë takime me Grupin e Femrave të kësaj Komune me qëllim që të definojnë listën e prioriteteve për femrat e kësaj Komune. Takimet me këto dy grupe do të organizohen në fund të Janarit 2015.