U Mbajt Sesionin i Katërt Informues në Komunën e Graçanicës
E mërkurë, Mars 18, 2015 – Programi i USAID-it AKT-LS i përbërë nga Drejtoresha Ekzekutive e CDF, zv. drejtori i programit dhe koordinatori i komponentës për zhvillim të bizneseve - Veri, vizituan Komunën e Graçanicës ku mbajtën një sesion informues me përfitues potencial nga sektori i bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile të kësaj Komune.
Prezent në këtë sesion ishin më shumë se 45 përfaqësues të sektorit të bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile të cilët ishin të interesuar të merrnin sa më shumë informata në lidhje me procesin e aplikimit dhe strukturën e granteve për të dy sektorët.
Sesionet e ardhshme informuese do të mbahen në Kllokot (Mars 18) dhe Shtërpce (Mars 19).