AKT – LS nënshkruan marrëveshje me Komunën e Kllokotit për ndërtimin e qendrës së komunitetit për shumë qëllime

Kllokot, Gusht 06, 2015, Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhje Vendore dhe Komuna e Kllokotit nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e Qendrës për Shumë Qëllime në Komunën e Kllokotit. Ky projekt do të financohet 83% nga Programi AKT-LS dhe 17% do të financohen nga Komuna e Kllokotit.

 

Për momentin nuk ka ndonjë hapësirë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme edukative dhe zbavitëse për qytetarët që dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë në Komunën e Kllokotit. Në këtë mënyrë Qendra për Shumë Qëllime do të ju mundësojë banorëve të Kllokotit që të mbajnë kurse për kompjuterë, programe të multimedias si dhe seminare, punëtori, dialogë interaktiv multietnik etj. të cilat janë disa nga aktivitetet të cilat ata i kanë kërkuar nga Menaxhmenti Komunal përmes diskutimeve të hapura.

 

Nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejtë rreth 1,100 banorë të cilët janë përfitues direkt ndërsa përfitues indirekt do të jenë të gjithë qytetarët tjerë që do të marrin pjesë në programe të ndryshme. Me ndërtimin e Qendrës për Shumë Qëllime të rinjtë e Kllokotit në veçanti do të kenë më shumë mundësi për organizimin e ngjarjeve edukative dhe kulturore në këtë Komunë.