Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) Vazhdon me Sesione Informuese në Mitrovicën e Veriut
Mars 17, 2015 - Sot Programi i USAID-it AKT-LS mbajti sesionin e dytë informues në Komunën e Mitrovicë së Veriut. Qendra Rajonale e Resurseve për Komunitete (RCRC) ku u mbajt ky sesion informues ishte e mbushur përplot me mbi 140 pjesëmarrës nga sektori i bizneseve dhe 50 pjesëmarrës nga organizatat e shoqërisë civile.
Vlen të përmendet se një pjesëmarrje kaq masive nuk është pritur dhe se pjesëmarrësit ishin të gatshëm të qëndronin në këmbë si dhe në korridor të RCRC në mënyrë që të mësonin më shumë rreth mundësive të përfitimit të granteve.
Ekipi i Programit AKT – LS i përbërë nga drejtori i programit, zv. drejtori i programit dhe menaxheri i granteve shpjeguan të gjithë procesin e aplikimit dhe strukturën e granteve për përfituesit potencialë të të dy sektorëve.
Sesionet informuese të ardhshme do të mbahen në Vushtrri (Mars 17), Graçanicë (Mars 18), Kllokot (Mars 18) dhe Shtërpce (Mars 19).