Prishtinë, 5 Maj, 2023 – Moduli 2 i Trajnimit të Ndërmarrësisë, i mbështetur nga Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, ka përfunduar me sukses, kështu duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin e startupeve të drejtuar nga gra dhe minoritetet. Me fokus në Branding dhe Marketingun Dijital, pjesëmarrësit fituan njohuri që do t’u ndihmojnë bizneseve të tyre.
Përfundimi i Modulit 2 reflekton përkushtimin e programit për të pajisur pjesëmarrësit me aftësitë dhe njohuritë themelore që janë të nevojshme për të pasur sukses në botën konkurruese të biznesit. Ky modul, i përqendruar në Branding dhe Marketingun Digjital, ofroi njohuri për krijimin e markave tërheqëse dhe përsosjen e strategjive të marketingut digjital. Në një epokë ku prezencën online dhe identitetin e markës luajnë rol vendimtar, kjo përvojë do të jetë një ndryshim i rëndësishëm për startupe të përfshira. Planprogrami përfshiu tema të ndryshme, si pozicionimi i markës, tregimi i historive, marketingu në rrjete sociale dhe përdorimi efektiv i platformave digjitale për rritjen e biznesit. Pjesëmarrësit u angazhuan në ushtrime praktike dhe diskutime interaktive që e lehtësuan përvojën e mësimit praktik.
Përderisa pjesëmarrësit vazhdojnë përpara me njohuritë e fituara nga Moduli 2, ata do të jenë më mirë të përgatitur për të bërë ballë sferën e brandingut dhe marketingut digjital. Trajnimi i Ndërmarrësisë vazhdon të fuqizojë ndërmarrësit me mjetet që i duhen për të kthyer vizionet e tyre në biznese të suksesshme. Me përfundimin e Modulit 2, Aktiviteti rithekson përkushtimin e tyre për të ndihmuar në rritjen ekonomike përmes ndërmarrjes.



