Lipjan, 15 Shtator, 2023 — Sheshi ‘Adem Jashari’ në Lipjan mblodhi ndërmarrëse nga rajoni I Lipjanit, duke shërbyer si vendi ku u organizua Panairi i Ndërmarrjes në Lipjan. I organizuar në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, ngjarja synoi të vërë në pah produktet e 20 NVMM-ve gra dhe minoritete, kështu duke ju ofruar atyre një hapësire për të prezantuar veprimatrinë e tyre.
Panairi gjithashtu shërbeu si një mudnësi rrjetizimi, duke ndihmuar lidhjen mes bizneseve lokale, konsumatorëve dhe akterëve të vendosur në treg. Një nga qëllimet kryesore ishte të tejkalonte ofrojë një mënyrë bashkimi mes ndërmarrësve të rinj dhe tregjeve më të mëdha, duke ofruar qasje në mundësi të reja.
Përveç ofrimit të një tregu, panairi inkurajoi shkëmbimin e dijeve dhe bashkëpunimin. Ndërmarrëset morën mundësinë për të mësuar nga njëra-tjetra, duke ndarë përvoja dhe ide që mund të kontribuojnë në rrugëtimin e tyre biznesor.
Panairi i Ndërmarrjësisë në Lipjan arriti me sukses qëllimin kryesor të tij për të lidhur bizneset lokale me audienca më të gjerë, ndërsa krijohej një mjedis i favorshëm për eksplorimin e perspektivave të reja biznesore. Me këto nisma, Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik përpiqet të krijojë mundësi për rrjetëzim dhe zgjerim për NVMM-të e synuara.






