Prishtinë, 7 korrik 2023 – Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik së fundmi organizoi një event dinamik Biznes me Biznes që bëri bashkë një grup të larmishëm ndërmarrësesh për të nxitur bashkëpunimin në peizazhin e biznesit lokal. Ngjarja dëshmoi bashkëpunimin e 31 Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në pronësi të grave dhe minoriteteve me 14 ndërmarrje më të mëdha lokale, duke shënuar kështu një epokë të re të partneritetit dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Në qendër të eventit ishte një panel i gjallë diskutimi mbi temat e reziliencës dhe zinxhirët lokalë të furnizimit. Ndër panelistët tanë të nderuar ishin z. Nol Buzhala, Drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin e Sektorit Privat në Agjencinë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), z. Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Korab Hoxha, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv i Viva Fresh, dhe znj. Saxhide Mustafa, Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive e Riinvest. Diskutimin gjithëpërfshirës e udhëhoqi z. Besnik Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i BSCK-së. Ky diskutim shërbeu si platformë për të pranishmit që të fitojnë njohuri të paçmueshme dhe perspektiva të reja për forcimin e bizneseve të tyre kundrejt sfidave që paraqiten. Pas diskutimit të panelit, një sesion aktiv me pyetje dhe përgjigje u organizua, ku pjesëmarrësit u thelluan më tej në temat e diskutuara, duke kërkuar këshilla praktike dhe zgjidhje të përshtatura për kontekstet e tyre individuale. Diskutimi interaktiv u përcollë nga një frymë e bashkëpunimit, duke theksuar kështu rëndësinë e të mësuarit kolektiv dhe mbështetjen e ndërsjellë në nxitjen e progresit ekonomik. Pika qendrore e ngjarjes ishte një ekspozitë e hapur, ku bizneset shfaqën ofertat e tyre të biznesit për ndërmarrësit e tjerë dhe klientët potencialë. Kjo ekspozitë u mundësoi të pranishmëve ta eksplorojnë një koleksion të llojllojshmëm mallrash dhe shërbimesh, duke kultivuar një ndjenjë uniteti dhe duke vlerësuar kreativitetin lokal.
Megjithatë, esenca e ngjarjes qëndronte në takimet B2B të organizuara dhe të strukturuara me përpikëri. Mbi 100 nga këto takime u lehtësuan me ekspertizë, duke u mundësuar ndërmarrëseve të angazhohen në biseda domethënëse një-me-një. Këto ndërveprime shërbyen si pikënisje për bashkëpunime të mundshme që premtojnë të riformësojnë peizazhin ekonomik të Kosovës. Eventi mbështetës B2B i Aktivetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekonomie më të që ndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse në Kosovë.



