Lansimi i Platformës Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave (IPWE) që synon Fuqizimin e Grave Ndërmarrëse në Kosovë 

Prishtinë, 15 qershor 2023 – Një kapitull i ri në avancimin e ndërmarrësisë së grave ka nisur me themelimin e Platformës Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave (IPWE). Realizimi i IPWE është rezultat i një partneriteti strategjik ndërmjet Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Odës Ekonomike të Grave të Kosovës (G7). Ky bashkëpunim ndërlidhë pikat e forta dhe ekspertizën e të dy organizatave, duke kombinuar burimet e tyre për të krijuar një platformë që premton të ketë një ndikim të qëndrueshëm në fushën e biznesit në Kosovë. E dizajnuar për të qenë një forcë shtyse në fushën e biznesit, IPWE do të shërbejë si një ekosistem mbështetës për gratë ndërmarrëse në të gjitha komunitetet etnike në Kosovë, duke nisur kështu një kohë të zhvillimit, fuqizimit dhe bashkëpunimit. 

Lansimi i IPWE shënon një moment historik në përpjekjet e Kosovës për t’i fuqizuar dhe avancuar gratë në biznes. Me një kornizë të fortë që synon nxitjen e zhvillimit dhe krijimin e mundësive, platforma parashikon një të ardhme ku gratë ndërmarrëse zhvillohen profesionalisht, pavarësisht prejardhjes ose përkatësisë etnike. Në thelb të misionit të IPWE është përkushtimi për t’u ofruar grave ndërmarrëse një sërë mundësish. Këto mundësi përfshijnë rrugët për rrjetëzimin, ndarjen e njohurive dhe qasjen në burime jetike, ku që të gjitha janë të rëndësishme në nxitjen e suksesit të bizneseve. Duke ofruar një hapësirë ​​kohezive për bashkëpunim dhe mësim, IPWE synon të eliminojë barrierat që kanë penguar historikisht pjesëmarrjen e grave në fushën e ndërmarrësisë.

 Perderisa Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt një peizazhi ekonomik më gjithëpërfshirës dhe të barabartë, themelimi i IPWE shënon një hap të rëndësishëm përpara. Me theksin e vet në bashkëpunimin, fuqizimin dhe ndarjen e burimeve, IPWE do të bëhet një mekanizëm mbështetës për gratë ndërmarrëse, duke i ndihmuar ato ta zbulojnë potencialin e tyre të plotë dhe të nxisin ndryshime të qëndrueshme në ekosistemin e ndërmarrësisë. 

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn