Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik Nxitë Eksplorimin e Mundësive Franshizave në Kosovë E-Café-në e Tetë

Prishtinë, 17 gusht 2023 – Me qëllim të zhvillimit të ekonomisë dhe rritjes së gjithëpërfshirjes, Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik organizoi sesionin e tetë të E-Café-së, duke i kushtuar vëmendje “Mundësive të Franshizave në Kosovë”. Ky organizim kishte për qëllim të nxiste zhvillimin ekonomik dhe gjithëpërfshirjen, ndërkohë që eksploroi avantazhet strategjike të franshizës si një rrugë drejt suksesit në fushën e ndërmarrësisë.

Në qendër të aktivitetit ishte prezenca e z. Bersant Disha, një figurë e shquar në fushën e biznesit si dhe njëherit Drejtor Ekzekutiv i RECURA Financials. Me njohuri dhe përvojë të pasur, Z. Disha shfrytëzoi rastin për të informuar publikun për përfitimet e shumëanshme të adoptimit të modelit të franshizave. Prezantimi i tij la përshtypje të mira tek të pranishmit gjersa ai sqaroi sesi franshiza mund të shërbejë si një instrument i fuqishëm për të përshpejtuar zhvillimin, për të zbuluar mundësi të paeksploruara dhe për të hapur rrugën për sukses të jashtëzakonshëm. Megjithatë, thelbi i organizimit u shtjellua gjatë diskutimeve interaktive që u zhvilluan. Ndërmarrësit dhe bizneset nga sektorë të ndryshëm të interesuar në franshizë u mblodhën për të ndarë rrugëtimet dhe njohuritë e tyre personale në integrimin e franshizës brenda ndërmarrjeve të tyre. Diskutimi hyrës nxiti një shkëmbim të përvojave personale, duke u mundësuar pjesëmarrësve të fitojnë njohuri praktike nga sukseset, pengesat dhe qasjet inovative të njëri-tjetrit.

Derisa diskutimi po zhvillohej, në qendër të vëmendjes u vë aplikimi i modelit të franshizes brenda kontekstit unik të tregut të Kosovës. Të pranishmit u njohën me rrëfime të dorës së parë mbi mënyrën sesi ndërmarrësit i orientuan sfidat specifike për rajonin, duke ofruar njohuri të çmueshme mbi aspektet ligjore, pengesat operacionale dhe dinamikën e konsumatorit. Nga ky shkëmbim i njohurive, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri më të thella, duke u mundësuar atyre të marrin vendime të bazuara në lidhje me përfshirjen strategjike të franshizhës brenda planeve të tyre të zgjerimit të biznesit. Si rrjedhojë e kësaj ngjarje të suksesshme i mirëpritën reagimet pozitive nga pjesëmarrësit teksa theksuan rëndësinë e ndërveprimeve personale. Edicioni i tetë i E-Café-së jo vetëm që shërbeu si një platformë për ndarjen e njohurive, por edhe si një nxitje për të çuar përpara fushën e biznesit në Kosovë.

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn