Komponenta e Angazhimit Qytetar
Përmes ndërhyrjeve me grante strategjike në ndërtimin e infrastrukturës së komunitetit në shkallë të vogël, ekipi i Komponentes së Angazhimit Qytetar do të mbaj lidhje në mes të pushtetit qendror dhe lokal për të ndërtuar ura mes ministrive të linjës dhe qeverisë lokale në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Kjo komponentë do të synojë eliminimin e barrierave ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve publike të komuniteteve etnike shumicë dhe pakicë, si dhe anëtarëve individual të këtyre komuniteteve.
Aktivitetet kryesore të Komponentës për Angazhim Qytetar do ti ndihmojnë Komunat ti kuptojnë nevojat e komuniteteve minoritare duke siguruar prioritetet përmes mbledhjes së të dhënave nga forumet e komuniteteve, dëgjimeve publike dhe iniciativave të shoqërisë civile me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës dhe bashkëpunimit ndëretnik. Përmes kësaj komponente programi do të implementoj projekte të vogla infrastrukturore të identifikuara nga anëtarët e komunitetit dhe komuna.
Disa nga rezultatet kryesore të kësaj komponente do të jenë:
- Komunikim i përmirësuar në mes të qytetarëve Serb të Kosovës dhe atyre Shqiptarë.
- Thyerja e barrierave të padukshme në mes të komuniteteve të ndryshme etnike.
- Krijimi i partneriteteve të qëndrueshme në mes të komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe autoriteteve lokale/qendrore me qëllim të bashkëpunimit dhe adresimit të nevojave të përbashkëta.
- Implementimi i projekteve të vogla infrastrukturore të identifikuara nga anëtarët e komunitetit dhe komuna.