Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik Ndihmon Nëntë NMVM-të të Integrohen në Platforma Online

Prishtinë, 15 korrik 2023 –  Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik me kënaqësi njofton për nënshkrimin e kontratave ndërmjet bizneseve në pronësi të grave dhe minoriteteve të lidhura me Aktivitetin e Zhvillimit Gjithëpërfshirës Ekonomik dhe platformave të njohura online GjirafaMall dhe Dyqani.com. Këto partneritete strategjike shënojnë një moment domethënës, duke ofruar një mori mundësish në internet për këto ndërmarrje që të krijojnë praninë e tyre digjitale dhe për t’i zgjeruar aspiratat e tyre në treg. 

Ky bashkëpunim premton një rrugë të çmuar për bizneset brenda rrjetit të Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik për të shfrytëzuar potencialin e madh të tregtisë digjitale. Si pjesë e këtij partneriteti inovativ, nëntë biznese ndërmarrëse kanë shfrytëzuar tashmë mundësinë, duke nënshkruar marrëveshje që i hapin rrugën ndërmarrjeve të tyre virtuale. Jehona e kësaj nisme shtrihet përtej këtyre bizneseve pioniere, pasi shumë biznese të tjera janë gati të nisin këtë rrugëtimi në të ardhmen e afërt.  Këto partneritete janë një dëshmi e angazhimit për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse duke i fuqizuar ndërmarrjet në pronësi të grave dhe minoriteteve. Bashkëpunimi ndërmjet Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, GjirafaMall dhe Dyqani.com pasqyron një vizion të përbashkët për të ofruar një platformë që kapërcen kufizimet në treg dhe u mundëson bizneseve të arrijnë sukses në sferën digjitale. 

Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik përgëzon bizneset që kanë zgjedhur të integrohen në platforma online dhe ofron mbështetjen edhe për ata që janë duke u përgatitur për të nisur këtë rrugëtim. Me botën digjitale që ofron mundësi të pakufishme, këto partneritete shënojnë jo vetëm një moment të rëndësishëm, por një lëvizje drejt zgjerimit dhe fuqizimit të këtyre bizneseve.

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn