Takimi i Ndërmarrësisë mblodhi mbi 100 pjesëmarrës për të mësuar nga dështimet e ndërmarrëseve

Prishtinë, 29 shkurt, 2024 — Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i USAID-it, i zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), së fundi organizoi një event FuckUp Night Prishtina në bashkëpunim me Innovation Center Kosovo (ICK) – një ngjarje unike si pjesë e serisë së saj të Takimit të Ndërmarrësisë.

Me folëse të shquara si Bleta Zeqiri, drejtoreshë ekzekutive e Chocolate Corner dhe Arta Shehu Zaimi, themeluese e Labbox & Jcoders Academy, gjatë eventit u diskutuan realitetet e hidhura të ndërmarrësisë. Këto pronare të suksesshme biznesi ndanë tregimet e tyre të sinqerta rreth sfidave me të cilat janë përballur – duke përfshirë vendimet e tyre të këqija dhe partneritetet sfiduese. Sinqeriteti i tyre në diskutimin e dështimeve shërbeu si përvojë e dobishme për më shumë se 100 pjesëmarrës.

Eventi, i mbajtur me qëllim për të nxitur një kulturë të të mësuarit nga dështimet, vuri në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e pashmangshme në rrugëtimin në ndërmarrësi. Të pranishmit patën rastin të merrnin njohuri praktike nga përvojat e ndara, duke inkurajuar kështu një ekosistem më transparent dhe mbështetës për ndërmarrësit.

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn