Përvoja e Ylberinë Lushtakut nga një entuziaste e modës në një ndërmarrëse të suksesshme nxjerr në pah ndikimin e programit të trajnimeve. Nëpërmjet Bootcamp-it të Ndërmarrësisë i organizuar nga Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, Ylberina gjeti një platformë të përshtatshme për t’i adresuar sfidat unike të biznesit saj të ri, duke hasur në mbështetje tek projekti ynë. Kjo iniciativë e trajnimeve synon të nxis rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të fuqizojë bizneset në pronësi të grave dhe pakicave në Kosovë.
Duke kombinuar pasionin e saj të padyshimtë për industrinë e modës dhe përpjekjet për sukses, Ylberina e pa Bootcamp-in si mundësi drejt transformimit. Gjatë rrugëtimit, ajo fitoi aftësi thelbësore dhe sigurinë për të operuar në ambientin konkurrues të modës. Ylberina deklaroi që “Bootcamp-i Ndërmarrësisë më ka pajisur për t’i trajtuar me siguri të plotë sfidat në industrinë e modës.”
Tek arritjet e Ylberinës ku kontribuojë edhe edhe trajnimi i ndërmarrësisë, gratë e reja që aspirojnë të hyjnë në fushën e ndërmarrësisë gjetën vetën. Historia e saj tregon se me këmbëngulje, kapërcehen sfidat e llojllojshme. Suksesi i saj vë në pah vlerën e trajnimit të specializuar dhe rolin e tij në edukimin e bizneseve reziliente dhe frymëzimin e ndërmarrëseve, sidomos atyre gra dhe pakicë në Kosovë.
Ndikimi i Trajnimit të Ndërmarrësisë shfaqet përtej suksesit të biznesit—ky program përfshin rëndësinë e rritjes ekonomike, duke demonstruar se si trajnimet e specifikuara mund të fuqizojnë individët për të tejkaluar pengesat dhe të krijojnë rrugën e tyre. Ndërsa historia e Ylberinës vazhdon të frymëzojë, horizonti i ndërmarrësve duket premtues, duke pritur një kohortë të re të ndërmarrësve të qëndrueshëm.