Prishtinë, 20 korrik 2023 – Në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin, Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në pronësi të grave me përkatësi të ndryshme etnike si dhe nga industri të ndryshme u bënë bashkë në Ngjarjen e Rrjetëzimit IPWE, i cili synoi të krijonte lidhje të reja dhe të ofronte një hapësirë për shkëmbim të ideve.
Në ngjarjen e rrjetëzimit u prezantuan rrugëtimet e tri pronareve pioniere që kanë krijuar një vend të rëndësishëm për veten e tyre në fushën e ndërmarrësisë. Bliff Organik, Red Diamond dhe Natural Berry, tri biznese të njohura në pronësi të grave, ishin në qendër të vëmendjes si shembuj frymëzues të vendosshmërisë dhe inovacionit. Nëpërmjet rrëfimeve, ato i ndanë përvojat e tyre, duke reflektuar mbi sfidat që ballafaquan gjatë rrugës si dhe për mundësitë që kanë shërbyer si faktorë motivues në rrugëtimet e tyre në zhvillim të biznesit. Ngjarja përfundoj me një koktej rasti, me synim për të lehtësuar rrjetëzimin midis ndërmarrëseve me synime të ngjajshme. Kështu, ndërmarrëset patën mundësi të shkëmbejnë ide, të ndajnë njohuritë e tyre, dhe t’i eksplorojnë mundësitë për zhvillim të ndërsjelltë. Përderisa pjesëmarrësit u shoqëruan dhe u përfshinë në biseda aktive, në sallë u dallua potenciali për partneritete të dobishme dhe mundësi bashkëpunimi. Ngjarja e rrjetëzimit në kuadër të Platformës Gjithëpërfshirëse për Gratë në Ndërmarrësi nuk ishte vetëm një takim i bizneseve; ishte një bashkim aspiratash dhe ëndrrash. Duke bërë bashkë NMVM-të në pronësi të grave dhe ndërmarrjet më të mëdha poashtu në pronësi të grave nga sektorë të ndryshëm, ngjarja shërbeu si një dëshmi e fuqisë së unitetit dhe potencialit për përparim kolektiv.