Panairi i Ndërmarrësisë në Graçanicë mblodhi mbi 50 biznese të drejtuara nga minoritetet për të promovuar produkte dhe shërbime të punuara me dorë në nivel lokal. I organizuar nga Komuna e Graçanicës në bashkëpunim me Projektin e USAID-it Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, ky panair kishte për qëllim të vlerësoj kreativitetin dhe inovacionin e ndërmarrësve lokalë, duke nxitur zhvillimin ekonomik.
Panairi ofroi një mundësi për ndërmarrësit nga minoritetet për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre për një audiencë më të gjerë, duke krijuar mundësi të vlefshme për rrjetëzim dhe ndërtim të lidhjeve biznesore. Ndërmarrës nga sektorë të ndryshëm prezantuan ofertat e tyre, duke vënë në pah potencialin brenda komunitetit.
Drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, znj. Eileen Devitt, dhe Kryetarja e Komunës së Graçanicës, znj. Ljiljana Šubarić, morën pjesë në aktivitet dhe u angazhuan me pjesëmarrësit. Prania e tyre nënvizoi rëndësinë e fuqizimit të bizneseve të pakicave dhe përkushtimin për të nxitur gjithëpërfshirjen brenda ekonomisë lokale.

