Ndërmarrësit nga Komuna e Graçanicës kanë përfunduar me sukses edicionin e 6-të të Kampit të Ndërmarrësisë, të organizuar nga Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës i implementuar nga CDF, dhe mbështetur nga USAID. Ky program intensiv ka për qëllim të pajisë ndërmarrësit na komunitetet pakicë me aftësi thelbësore për të nxitur rritjen e biznesit dhe inovacionin.
Pjesëmarrësit morën pjesë në sesione që mbulonin tema kyçe, përfshirë teknika kreativiteti për krijimin e ideve biznesore, strategji për planifikimin financiar dhe përdorimin e mjeteve Meta Business për të përmirësuar praninë e tyre digjitale. Trajnimi i Ndërmarrësisë u përqëndrua në mësimin praktik, duke mundësuar që pjesëmarrësit të aplikojnë njohuritë e reja drejtpërdrejt në bizneset e tyre.
Ky arritje thekson angazhimin e Projektit Zhvillimi Gjithëpërfshirës për të mbështetur talentin ndërmarrës dhe fuqizimin e bizneseve të drejtuara nga grupet minoritare në Kosovë. Duke ofruar trajnime të përshtatura, trajnimi ndihmon këta ndërmarrës për të përballuar sfidat, për të ndërtuar ndërmarrje të qëndrueshme dhe për të kontribuar në ekonominë lokale.