Ferizaj, 13 Shtator, 2023 — Ndërmarrëset nga rajoni I Ferizajit u mblodhën për një takim për të diskutuar interesat e tyre, duke u angazhuar drejtpërdrejt me përfaqësues nga politikbërja. Ngjarja, e organizuar në kuadër të Platformës Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave (IPËE), shërbeu si një platformë kyçe për palët e interesuara të bashkohen, të diskutojnë më gjerësisht nevojat e bizneseve dhe të bëjnë rekomandime për të përmirësuar ambientin për NVMM-të e drejtuara nga gratë.
Takimi, i shënuar me diskutime të dobishme dhe shkëmbime të rrëfimeve personale, theksoi rëndësinë e kuptimit të sfidave specifike me të cilat ballafaqohen gratë ndërmarrëse. Adresimi i këtyre sfidave u bë pikë kryesore për të krijuar rekomandime praktike që mund të përmirësojnë sferën biznesore, duke krijuar një mjedis më të përshtatshëm për rritje dhe sukses.
Platforma Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave, një nismë bashkëpunuese mes Projektit Gjithëpërfshirës Ekonomik si dhe Dhomes Ekonomike të Grave te Kosoves -G7, e njohur për rolin e saj në mbështetjen dhe ndërgjegjësimin e zërit të grave në biznes, vazhdimisht fton anëtarë të rinj nga të gjitha rajonet e Kosovë.
Duke u koncentruar në mbrojtje dhe bashkëpunim, takimi nuk ka synuar vetëm të adresojë sfidat e menjëhershme, por gjithashtu ka kërkuar të hapë rrugën për progres të qëndrueshëm. Përpjekjet kolektive treguan një përkushtim për të nxitur një mjedis që kultivon rritjen dhe suksesin e bizneseve të drejtura nga gra në rajonin e Ferizajit, duke vendosur një shembull për zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës.


