Prishtinë, 20 shkurt 2024 —Me kënaqësi ju njoftojmë për fillimin e edicionit të 4-të të Trajnimit të Ndërmarrësisë, të përshtatur për startup-et në pronësi të grave dhe minoriteteve, organizuar nga projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i USAID-it i zbatuar nga CDF. Ky program trajnimi u mundësua në bashkëpunim me Qendrën për Mbështetje të Bizneseve në Kosovë (BSCK). Duke nisur me trajnimin për Zhvillimin e Biznesit, ky program intensiv 7-ditor synon t’i forcojë kapacitetet e brendshme të ndërmarrseve të reja.
Kurrikula e strukturuar me kujdes përfshin një sërë modulesh thelbësore duke përfshirë Planifikimin Financiar, Planifikimin Ligjor, Përshtatjen e Produkteve dhe Tregut dhe Përvetësimin e të ashtuquajturit Meta Business. Pjesëmarrëset do të kenë një përvojë gjithëpërfshirëse të të mësuarit të orientuar drejt pajisjes së tyre me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të arritur sukses në peizazhin konkurrues të ndërmarrësisë.
Me fokus në fuqizimin e grupeve të nënpërfaqësuara në ndërmarrësi, ky trajnim synon të nxisë diversitetin dhe gjithëpërfshirjen në ekosistemin e startup-eve. Nëpërmjet shembujve praktikë, njohurive të ekspertëve dhe mundësive të rrjetëzimit, pjesëmarrëset do të fitojnë aftësi dhe perspektiva të paçmueshme për t’i çuar bizneset e tyre në një nivel tjetër. Mezi po presim të dëshmojmë zhvillimin dhe suksesin e secilës pjesëmarrëse, duke ditur se përpjekjet e tyre kontribuojnë jo vetëm në prosperitetin e tyre, por edhe në zhvillimin e komunitetit tonë ndërmarrës si tërësi.