Prishtinë, 15 mars 2024 —Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i USAID-it, i zbatuar nga CDF, së fundi lansoi iniciativën më të fundit: Programin e Mentorimit “Fuqizo gratë”. Ky program, si pjesë e Platformës Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave, në bashkëpunim me G7, synon t’i fuqizojë gratë që të arrijnë sukses në fushën e ndërmarrësisë.
Takimi bëri bashkë 25 mentorë dhe pjesëmarrës të përzgjedhur me kujdes për t’u njohur me njëri-tjetrin. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime që përshkruanin objektivat parësore të programit të mentorimit, duke identifikuar fushat kryesore për zhvillim personal dhe profesional dhe duke formalizuar marrëveshjet e ndërsjella.
Në thelb, Programi i Mentorimit “Fuqizo gratë” synon ta kapërcejë hendekun midis mentorëve me përvojë dhe pjesëmarrësve ambicioz, duke krijuar një mjedis të favorshëm për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive. Duke përdorur përvojën dhe ekspertizën e ofruar nga mentorët, pjesëmarrësit pajisen me mjetet dhe udhëzimet e nevojshme për t’u përballur me sfidat e ndërmarrësisë dhe për t’i arritur qëllimet e tyre.
Nëpërmjet këtij aktiviteti bashkëpunues, Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i USAID-it, CDF dhe G7 përpiqen të sjellin ndryshime domethënëse, duke fuqizuar gratë që ta realizojnë potencialin e tyre të plotë si shtytëse të zhvillimit ekonomik dhe inovacionit.