Prishtinë, 16 nëntor, 2023 — Konferenca Rajonale e Grave Ndërmarrëse dhe takimet B2B, ngjarje kjo e organizuar bashkarisht nga Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, Dhoma e Grave të Biznesit në Kosovë – G7, dhe iniciativat e financuara nga USAID, shënuan një moment të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit dhe rritjes së ndërmarrësisë.
Znj. Eileen Devitt, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it, nderoi eventin me një fjalim që theksojë rëndësinë e fuqizimit të grave në ambientin biznesor.
Pas konferencës u mbajtën dy panele diskutmi me gra ndërmarrëse nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Këto diskutime u përqendruan në tema kyçe siç janë: bashkëpunimi rajonal, qasja në financa dhe drejtësia komerciale. Perspektivat e ndryshme nga pjesëmarrësit treguan më shumë mbi sfidat dhe mundësitë e pranishme në hapësirën e ndërmarrësisë rajonale.
Më tej, eventi mundësoi rreth 400 takime B2B mes bizneseve rajonale. Këto takime shërbyen si mundësi për krijimin e partneriteteve, eksplorimin e tregjeve të reja dhe nxitjen e bashkëpunimeve që kapërcejnë kufijtë. Pjesëmarrja gjatë këtyre takimeve theksoi dëshirën e ndërmarrësve për të zgjeruar rrjetëzimin e tyre dhe për të eksploruar territore të reja.
Konferenca dhe takimet B2B treguan fuqinë e bashkëpunimit dhe diskutimeve në shtyerjen përpara të suksesit të ndërmarrësve. Duke sjellë së bashku pjesëmarrës nga rajone të ndryshme dhe duke nxitur diskutime në aspektet kritike të biznesit, ngjarja hapi rrugën për bashkëpunim të përforcuar, rritje dhe mundësi për gratë ndërmarrëse përtej kufijve.