25 Gra Ndërmarrëse Përfundojnë me sukses Trajnimin e Ndërmarrësisë

Prishtinë, 7 mars 2024  —Si pjesë e promovimit të ndërmarrësisë dhe fuqizimit, 25 gra të shquara kanë përfunduar me sukses edicionin e 4-të të Trajnimit të Ndërmarrësisë. Organizuar nga projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i USAID-it dhe zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar, kjo nismë e mundësuar në bashkëpunim me Qendrën për Mbështetje të Bizneseve në Kosovë ka për qëllim të nxisë gjithëpërfshirjen ekonomike dhe t’i mbështesë femrat që kanë ambicie për ndërmarrësi në Kosovë.

Gjatë shtatë ditëve intenzive, këto gra me vendosmëri u trajnuan në disa module thelbësore për sukses në biznes. Duke filluar nga zotërimi i teknikave kreative për gjenerimin e ideve inovative të biznesit e deri te të kuptuarit e strukturave ligjore të biznesit, planifikimit financiar dhe përshtatjes së produktit me tregun, pjesëmarrëset morën një përvojë gjithëpërfshirëse trajnimi.

Gjatë këtij trajnimi, ndërmarrëset u pajisën njohuri praktike dhe u motivuan që të përballen me sfidat e ndërmarrësisë. Me shkathtësitë e reja dhe vendosmërinë e tyre, këto gra padyshim se janë të gatshme të japin një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës.

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn