Thirrje për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM-të) në pronësi të komunitetit serb për Grante

Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës, implementuar nga CDF dhe financuar nga USAID, fton Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM-të) në pronësi të anëtarëve të komunitetit serb në Kosovë të aplikojnë për mundësi financimi. Kjo iniciativë synon të mbështesë bizneset lokale duke ofruar grante deri në $10,000. Aplikimet janë të hapura nga 31 maji 2024 deri më 28 qershor 2024, deri në orën 16:00.

Bizneset e interesuar inkurajohen të aplikojnë shpejt për të përfituar nga kjo mundësi për të siguruar mbështetje financiare për ndërmarrjet e tyre. Informacione të detajuara mbi procesin e aplikimit dhe kriteret e pranueshmërisë mund të gjenden në faqen zyrtare të CDF.

Afati për pyetje dhe sqarime rreth këtij granti është 14 qershor 2024.

Përveç kësaj, do të organizohen katër sesione informuese për RFA me aplikantët potencialë në komunat e mëposhtme:

1. Graçanicë – Objekti e Komunës – 10 qershor 2024 (10:00 – 11:00)

2. Ranillug – Objekti e Komunës – 10 qershor 2024 (13:00 – 14:00)

3. Mitrovica e Veriut – Zyra e OJQ ACDC – 11 qershor 2024 (13:00 – 14:00)

4. Shtërpcë – Objekti e Komunës – 12 qershor 2024 (11:00 – 12:00)

Për më shumë informata apo për të aplikuar për grant, KLIKONI KËTU.

Kjo iniciativë përfaqëson një mundësi të vlefshme për ndërmarrësit brenda komunitetit serb në Kosovë për të pasur casje në burime thelbësore si dhe mbështetje për bizneset e tyre, kështu duke kontribuar në ekonominë lokale.

Shkarko thirrjen e shkurtë:RFA NO.: 001-RFA-2024 (Short)  – ENGLISH
Shkarko thirrjen: RFA NO.: 001-RFA-2024 – ENGLISH
Shkarko aplikacionin:ANNEX 1 – GAF- FORM – ENGLISH
Pyetje të shpeshta:FAQ – ENGLISH

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn