Ndihma bizneseve në pronësi të grave në rritjen e vlerës së produkteve

Profesoresha universitare Emine Daci-Zejnullahu hyri në peizazhin afarist të Kosovës mu në mes të periudhës së Covid-19, e cila karakterizohej me paqartësi dhe pasiguri, për të prodhuar vajra esenciale të cilësisë së lartë nga bimët mjekësore vendore. Duke qenë e re në sektorin afarist, Eminja pa mundësitë që ekzistonin në këtë industri, mirëpo, sikurse edhe bizneset tjera të vogla dhe ato në pronësi të grave në Kosovë, ajo u përball me pengesa të shumta. Megjithatë, përkundër sfidave, pasioni i saj për industrinë i kombinuar me mbështetjen që morri nga USAID-i, i ndihmuan që t’u rezistojë vështirësive në afarizëm përmes sigurimit të instrumenteve që i mundësuan shitje më të qëndrueshme.

Partneriteti me aktivitetin e USAID-it Angazhimi Ekonomik Gjithpërfshirës i hapi mundësi ndërmarrjes së saj BIO 365 që të zgjerohej në botën dixhitale përmes integrimit në GjirafaMall.com, gjë që rriti shtrirjen e biznesit të saj me vajra esenciale.

Fillimisht skeptike lidhur me bashkëngjitjen në GjirafaMall.com, Eminja kishte brengën se klientët ende nuk e kishin të qartë vlerën thelbësore të produkteve të saj, gjë e cila potencialisht do të çonte në ulje të shitjeve. Ndryshe nga pritshmëritë e saj, hapi dixhital rriti vlerën e produkteve të saj, bashkë me besueshmërinë e cilësisë së tyre. Meritën për integrimin e saj të suksesshëm në GjirafaMall.com Eminja i’a atribuon mbështetjes së USAID-it, e cila demonstroi fuqinë transformuese të e-tregtisë. Për vetëm tre muaj, Eminja shënoi rritje të jashtëzakonshme të shitjes prej 40%.

Për Eminen dhe BIO 365, ndryshimi dixhital rriti vlerën e produkteve dhe praninë në treg, duke i hapur rrugë rritjes së qëndrueshme përkundër pasigurive ekonomike.

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn