Prishtinë, 21 mars 2024 —Me qëllim për të promovuar zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës, Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i USAID-it, i zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), ka nënshkruar 26 kontrata të reja me përfituesit e Skemës së Granteve të Qëndrueshmërisë. Ky progres tregon përkushtimin e projektit për t’i mbështetur ndërmarrjet në pronësi të grave dhe minoriteteve.
Deri më tani, Skema e Granteve të Qëndrueshmërisë i ka mbështetur 79 biznese në pronësi të grave dhe pakicave, me grante që arrijnë vlerën deri në 770,776.87 dollarë. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të forcojë qëndrueshmërinë e grave dhe minoriteteve në ndërmarrësi, duke siguruar që të jenë të përgatitura për t’i bërë ballë krizave ekonomike. Duke i fuqizuar bizneset në pronësi të grave dhe minoriteteve, projekti synon të sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe të nxisë prosperitetin në nivelin bazë.
Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik parashikon sukseset e ardhshme të përfituesve të tij, gjersa vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit ekonomik brenda komuniteteve të tyre dhe më gjerë.