Takimi për avokim dhe rrjetëzim në Mitrovicë

Prishtinë, 15 shkurt 2024 —Gratë ndërmarrëse nga rajoni i Mitrovicës u mblodhën për një takim për avokim dhe rrjetëzim me përfaqësuesit e Zyrave për Barazi Gjinore dhe Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë, Drenasit dhe Skenderajt. Nën organizimin e Projektit Zhvillimi Gjithëpërfshirës  Ekonomik i USAID-it, i zbatuar nga CDF, ndërmarrëset treguan sfidat dhe shqetësimet e tyre duke mësuar gjithashtu për mekanizmat mbështetës për ndërmarrësinë e grave që ofrohen nga qeverisja lokale.

Në kuadër të diskutimeve, pjesëmarrëset identifikuan rekomandimet kryesore që synojnë përmirësimin e mjedisit të biznesit për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në pronësi të grave. Gjithashtu, aktiviteti preku edhe avantazhet e Platformës Gjithëpërfshirëse për Ndërmarrësinë e Grave, duke theksuar nevojën për pjesëmarrje më të gjerë nga të gjitha rajonet.

Ky takim tregon progres drejt nxitjes së një ekosistemi gjithëpërfshirës për gratë ndërmarrëse, ku zëri i tyre dëgjohet dhe kontributet e tyre njihen dhe mbështeten. Me përpjekjet e përbashkëta midis ndërmarrëseve dhe autoriteteve lokale, rruga drejt një përfshirjeje më të madhe në sektorin e ndërmarrësisë të rajonit përkatës duket premtuese.

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn