Prishtinë, 15 qershor 2023 – Edicioni i pestë i Kafenesë së shumëpritur të Ndërmarrrësisë (E-Café) së fundmi doli në qendër të vëmendjes, duke u fokusuar në temën “E tashmja dhe e ardhmja e tregtisë elektronike”. Kjo ngjarje u përqëndrua në fuqizimin në fushën e tregtisë elektronike të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në pronësi të grave dhe minoriteteve. E-Café, një platformë që dëshmon vazhdimisht përkushtimin e saj për të nxitur inovacionin dhe bashkëpunimin, ka caktuar si synim të vetin promovimin e një peizazhi digjital më gjithëpërfshirës të biznesit. Me qendër të vëmendjes në sfidat dhe mundësitë që i gjejmë në botën e tregtisë elektronike, ngjarja ofroi mundësi për të ndarë njohuri, për të ndërtuar rrjete të reja dhe për të zhvilluar biseda dinamike.
Ndër arritjet e rëndësishme të eventit ishte nënshkrimi i marrëveshjeve kryesore të partneritetit. Akterë të rëndësishëm në sferën e tregtisë elektronike të Kosovës, si Gjirafa dhe Dyqani.com, nënshkruan marrëveshje me Aktivitetin Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik për të hapur rrugën për integrimin e pandërprerë të grave dhe bizneseve në pronësi të pakicave në platformat e tyre. Këto partneritete strategjike janë lidhur për të krijuar një vend për promovimin e zërave dhe produkteve të ndryshme në fushën digjitale, duke theksuar më tej angazhimin e eventit për gjithëpërfshirje. Folës të shquar, si Qëndrim Nishevci, CEO i Dyqani, dhe Brikena Rexhaj, udhëheqëse e Gjirafa50 dhe GjirafaMall, morën pjesë në këtë ngjarje duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre. Diskutimi i tyre me bizneset pjesëmarrëse siguroi një mjedis dinamik për shkëmbimin e përvojave të vlefshme dhe praktikave të suksesshme të tregtisë elektronike. Si rezultat, ngjarja u shndërrua në një platformë për shkëmbimin e njohurive, duke frymëzuar ndërmarrëset për ta përqafuar inovacionin dhe për t’u integruar në peizazhin në zhvillim të biznesit online.
Shkëmbimi i ideve dhe demonstrimeve të ndërmarrjeve të suksesshme të tregtisë elektronike u dha pjesëmarrësve një shembull për t’u ndjekur në botën e ndërlikuar të shitjes me pakicë në internet. Nga shfrytëzimi i mediave sociale për marketing efektiv deri te thjeshtimi i përvojave të përdoruesve për kënaqëshmëri optimale të klientit, diskutimet theksuan rëndësinë e përshtatshmërisë dhe të menduarit inovativ në arritjen e suksesit të tregtisë elektronike. “Ne jemi të kënaqur që po shohim një derë tek hapet në integrimin e tregtisë elektronike,” komentoi një pjesëmarrëse gjatë eventit, “Partneritetet e krijuara dhe njohuritë e ndara padyshim do të kontribojnë në një ekosistem më të gjallë dhe të larmishëm të tregtisë elektronike në Kosovë”.
Përkushtimi i Kafenesë së Ndërmarrësisë (E-Cafe) për të nxitur inovacionin dhe qëndrueshmëri në fushën përkatëse përmes ngjarjeve si këto përforcon idenë se inovacioni nuk njeh kufi. Duke ofruar një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim të njohurive, Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik vazhdon të mbështesë NMVM-të në pronësi të grave dhe minoriteteve, duke hapur rrugën për ndërmarrëset kosovare që të lulëzojnë në fushën në zhvillim e sipër të tregtisë digjitale.


