Prishtinë, 13 Nëntor, 2023 — Kjo ditë shënoi një pikë kulmore pasi që Projekti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik organizoi Ceremoninë e Nënshkrimit të Granteve për 53 grantet e para në kuadër të Skemës së Grantëve për Qëndrueshmëri. Këto grante synojnë të përforcojnë qëndrueshmërinë e NVMM-ve të drejtura nga gra dhe minoritetet në ekonominë pas pandemisë.
Ngjarja u nderua me prezencën e SH.S. Vjosa Osmani Sadriu, Presidentja e Republikës së Kosovës, dhe Znj. Alyson Grunder, Zëvendës Shef i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Prania e tyre theksoi rëndësinë e kësaj nisme në mbështetje të ekonomisë.
Presidentja Osmani, Znj. Eileen Devitt, Drejtoreshë e Misionit të USAID, dhe Znj. Nermin Mahmuti, Drejtoreshë Ekzekutive e CDF, dhanë fjalë rasti, duke theksuar ndikimin pozitiv që këto grante do të kenë në ndërmarrjet e drejtura nga gratë dhe minoritetet.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të granteve, një ekspozitë e hapur paraqiti produkte nga 22 ndëërmarrësitë e synuara nga Projekti. Ky ekspozim jo që vetëm shfaqi kreativitetin e këtyre bizneseve, por gjithashtu theksoi potencialin që mbajnë këto grante për zhvillimin e bizneseve.
Kjo ngjarje tregon një fillim të ri për bizneset e drejtura nga gratë dhe minoritetet, duke ua dhënë mbështetjen e nevojshme për të përparuar në kohë të vështira. Grantet shënojnë një hap drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke dhënë shpresë dhe mundësi për ndërmarrëset e grat dhe minoritetet në Kosovë.






