Rrugëtimi i Lira Retouch me Bootcamp-in e Ndërmarrësisë

Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik gëzohet të ndaj arritjet e pjesëmarrësve të saj, e në veçanti, Ilirjana Musliut, themeluese e biznesit Lira Retouch. Rrugëtimi i Ilirjanës ilustron ndërlidhshmërinë e trajnimit të fokusuar dhe vendosmërisë së palëkundur, një tregim që tregon thelbin e misionit të projektit tonë. Rrugëtimi i Ilirjanës fillon me një shprehje të mirënjohjejes, duke theksuar vlerësimin e saj për mundësinë që i është dhënë për të marrë pjesë në Bootcamp-in e Ndërmarrësisë. Përvoja e saj demonstron si ajo u zhvillua në fusha të ndryshme njohurish, duke përvetësuar këto njohuri që po formësojnë rrugën e saj në ndërmarrësi.

Në emër të Lira Retouch, ajo pohon: “Unë do t’ua sugjeroja të gjithëve Bootcamp-in e Ndërmarrësisë sepse ofron informacione të detajuara për çdo hap të suksesit në fushën e ndërmarrësisë. Në veçanti, më ka ndihmuar ta kuptojë rëndësinë e krijimit të një strategjie marketingu, duke shënjestruar klientët potencialë dhe duke ndërtuar besueshmëri dhe qëndrueshmëri. Sigurisht, modulet e vijuara gjithashtu inkurajojnë të menduarit kritik për mjedisin e biznesit.”

Një prej gjërave më të rëndësishme që i ka mësuar është rëndësia e krijimit të një strategjie marketingu në media sociale. Nga Bootcamp-i, ajo thekson që ka mësuar shënjestrimin e klientëve të mundshëm duke potencuar rolin e rëndësishëm të besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në përpjekjet e biznesit. Interesi i saj në planifikim financiar, zhvillimin e biznesit dhe brendimin dhe marketingun digjital pasqyron efikasitetin e Bootcamp-it në nxitjen e kurreshtjes. Kërkimi i njohurive nga Ilirjana vë në pah thelbin e programit, duke nxitur eksplorimin e horizonteve të reja dhe duke zhvilluar aftësi të gjithanshme. Efikasiteti i programit pasqyrohet nga deklarimi i Znj. Musliu për ligjëratat e dobishme.

Udhëtimi i Ilirjana Musliut përmbledhë misionin e Aktiviteti Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik në zbatim. Nëpërmjet Bootcamp-it të Ndërmarrësisë, rrugëtimi i saj qëndron si një shembull i ndikimit të programit të trajnimeve të Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik si dhe dekimit të tij për fuqizim dhe reziliencë për gratë dhe minoritetet në ndërmarrësi.

Share post:
Facebook
Twitter
LinkedIn