Banka Botėrore PDF Printoni E-mail
Nëntor 1999

Fondi Post-Konflikt e Bankës Botërore i ka kontribuar CDF-së me 1 milion dollarë amerikan përmes Trust Fondit për Kosovën . Marrëveshja fillestare ka nënkuptuar që CDF do të menaxhonte me shumën prej 900.000 dollarë, ndërsa 100.000 dollarë do të administroheshin nga Përgjegjësi në Bankën Botërore për përcjelljen e projektit të CDF.

Dhjetor 2000

Më 21 dhjetor 2000 u nënshkrua një Marrëveshje (TF 024832) në mes Shoqatës Ndërkombëtare për zhvillim (IDA) dhe CDF. Ajo bazohej në Vendimin e Bordit të Guvernatorëve të Bankës Botërore, të datës 27 shtator 2000, për të transferuar nga Banka fondet tepricë në Trust Fondin për Kosovën. Kështu, në bazë Grantit dhe sipas kushteve të caktuara më pas me Marrëveshje, Banka Botërore i bëri të mundur CDF-së një grant në vlerë prej 5 milionë dollarë amerikan.

Dhjetor 2003

Më 2 dhjetor 2003, Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të BB aprovoi Grantin CDF II (HO680-KOS) me vlerë 2.9 milion SDR (afro 4 milionë dollarë).
Më 18 dhjetor 2003, Z, Lambsdorff, drejtuesi i shtyllës së IV-të të UNMIK-ut dhe Z. Boubacar, përfaqësuesi rezident i BB, nënshkruan Marrëveshjen mbi Grantin
 
© Community Development Fund