|
|
|
Përvoja profesionale dhe teknike e CDF në zbatimin e projekteve me bazë në komunitet që nga viti 2000 ka bërë që CDF të ketë reputacionin e një institucioni që e karakterizon profesionalizmi i lartë i personelit. Ky profesionalizëm shfaqet me kapacitetin e personelit në vendosjen e kontakteve me komunitetet, të fillohet debati për nevojat e komunitetit, të rritet vetëdija e komunitetit për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të tij në përcaktimin e prioriteteve, si dhe të ndërtohet kapaciteti i komunitetit për të siguruar cilësinë e duhur të shërbimeve. Një gjendje e tillë është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave kadrovike transparente që kanë bërë të mundur rekrutimin e personelit cilësor dhe të motivuar, si dhe gatishmëria e menaxhmentit për delegimin e detyrave dhe të përgjegjësive tek personeli. Gjithashtu, CDF angazhon në bazë kontraktuale një numër të konsiderueshëm të bashkëpunëtorëve profesionalë të profileve të ndryshme.
|
|
© Community Development Fund