|
CDF ka bërë avancim të vazhdueshëm në ndërtimin e kapaciteteve institucionale të cilat do të sigurojnë kualitet dhe qëndrueshmëri të projekteve të realizuara. Në bashkëpunim me MEF, MAPL, MMPH MPMS, CDF ka realizuar projekte të ngritjes së kapaciteteve të identifikuara si prioritete dhe në përputhshmëri me proceset aktuale zhvillimore në Kosovë. Deri tash, CDF ka zbatuar këto projekte në fushën e qeverisjes së mirë: Programe për ngritje kapacitetesh në nivel të komunitetit, siç janë trajnimet për udhëheqësit e komuniteteve dhe për udhëheqësit e komiteteve të projekteve, me theks të posaçëm në pjesëmarrjen e femrave dhe të rinjve. Këto trajnime përfshijnë trajnimet mbi planifikimin lokal, identifikimin e nevojave prioritare, përgatitjen dhe mbikëqyrjen e projekteve etj. - Ndërtimi i kapaciteteve në Qeverinë Lokale lidhur me planifikimin, financat publike, buxhetimin, menaxhimin e aseteve, mënyrat e informimit dhe komunikimit me komunitete lokale, duke përfshirë grupet e margjinalizuara etj.
- Programet për fuqizimin e komuniteteve në avokimin dhe lobimin e nevojave të identifikuara, të strukturat qeveritare lokale.
- Tetë projekte janë zbatuar deri tash në këtë fushë, me më shumë se 27.000 përfitues direkt, me vlerë më shumë se 100.000 EUR.
|
|