Infrastruktura Publike dhe Shėrbimet PDF Printoni E-mail

Një nga fushat më të gjëra të aktiviteteve të CDF është përmirësimi i infrastrukturës në Kosovë. CDF ka zbatuar projekte në këtë fushë gati në çdo qytet apo fshat. Si rezultat i përvojës së punës, CDF sot ka një ekip profesional dhe kompetent në fushën e infrastrukturës që rrallë mund të tejkalohet nga një organizatë tjetër. Në të ardhmen, CDF planifikon të zbatoj projekte në këto fusha të infrastrukturës:

  • Programe për hartimin e planeve rregulluese në vendbanime rurale dhe joformale
  • Rehabilitimi dhe ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit , ujitjes dhe kullimit të tokave
  • Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve në fshatra ose lagje, (përfshirë urat, drenazhet, kanalet, muret mbajtëse, etj).
  • Rehabilitimi dhe ndërtimi i sistemit të kanalizimit fekal, kanalizimit të ujërave atmosferike dhe kanaleve të hapura.
  • Ndërtimi i impianteve për pastrimin e ujërave të zeza
  • Ndërtimi i miniobjekteve për gjenerimin (prodhimin) e energjisë elektrike.
  • Programet për vetëdijesim dhe ngritje kapacitetesh ne lidhje me funksionimin dhe mirëmbajtjen e objekteve.
  • Programe mbi vetëdijesimin e popullatës për shfrytëzimin racional të ujit të pijshëm
  • Formimi i asociacioneve të shfrytëzuesve të ujit në komunitete rurale.

CDF deri në shtator 2008 ka zbatuar më shumë se 170 projekte në fushën e infrastrukturës, më vlerë totale të 9.500.000 EUR dhe me më shumë se 43.000 përfitues direkt. Për më shumë informata, ju lutem shkarkoni tabelën më poshtë, ku mund të gjeni dhëna të detajizuara për projektet individuale në këtë kategori.

 

Galeria - Infrastruktura publike dhe shėrbimet

Loading images
loading
Petrove.JPG Krojmir III.JPG Krojmir.JPG Prekaz.jpg Grabanice.jpg Pleshina.JPG Krojmir II.JPG Stagove.jpg rakosh.jpg Koznice.jpg Bakshi dhe Raskove.JPG Skenderaj.JPG Zaskok.JPG
© Community Development Fund