|
CDF ka bërë një punë intensive që nga 1999 për të ndihmuar komunitetet në Kosovë në ringjalljen e situatës së tyre ekonomike nëpërmjet projekteve që kanë si qëllim zhvillimin e aftësive të ndryshme për grupet më të margjinalizuara në Kosovë. CDF synon të vazhdoj me ndihmën ndaj komuniteteve në fushën e zhvillimit ekonomik në projekte që do të përfshijnë:
- Ndërtimin e objekteve komunitare që ndihmojnë zhvillimin e bujqësisë, siç janë qendrat për grumbullimin e qumështit, pemëve dhe perimeve, bimëve mjekuese etj.
- Vetëdijesimi i komuniteteve për mundësitë e zhvillimit ekonomik lokal, përmes përpilimit të planeve zhvillimore lokale.
- Projekte komunitare për zhvillimin e bujqësisë, ekoturizmit etj.
- Projekte për krijimin e të ardhurave për grupet e margjinalizuara
- Trajnime aftësimi dhe riaftësimi për komunitete rurale që merren me agrikulturë dhe ekoturizëm
- Menaxhimin e tokës
CDF deri tash ka zbatuar 24 projekte në këtë fushë, me vlerë totale rreth 280.000 EUR, dhe më shumë se 1300 përfitues direkt.
|
|