|
CDF nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit me Komunėn e Pejės dhe Kompaninė Regjionale tė Ujit |
|
CDF nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Pejës dhe Kompaninë Regjionale të Ujit Hidrodrini
CDF në partneritet me organizatën amerikane IRD në projektin “Infrastrukturë e vogël për ujë dhe kanalizim” (Small Infrastructure Water and Sanitation Programme-SIWS) financuar nga USAID misioni në Kosovë me datën 05.05.2009 në Pejë filloi zyrtarisht bashkëpunimin me institucionet komunale për ofrimin e ujit të pijshëm në 9 fshatrat e Komunës së Pejës. Komuna e Pejës ka zotuar një shumë prej 200.000 Euro për projektin në fjalë gjersa Kompania Regjionale e Ujit Hidrodrini ka ofruar pjesëmarrje me të mira materiale. Komuniteti i fshatrave gjithashtu ka ofruar një pjesëmarrje financiare. Partnerët CDF-IRD do të kontribuojnë më fondet e USAID në realizimin e këtij projekti në vlerë prej 600.000 Euro në total. Me anë të këtij projekti mendohet të i ofrohet çasje rreth 14.051 banorëve të nëntë fshatrave në rrethinën e qyteti të Pejës me ujë të pijshëm (Pavllan, Nakëll, Zahaq, Llabjan, Ramun, Nabërgjan, Ruhot, Lutogllavë dhe Tërstenik). |
|
Mė shumė
|
|
|
Ēmimi Vjetor LINDA BUNJAKU |
Kryesia e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (ASAK) ka vendosur që të e nderon ish-drejtoren ekzekutive të CDF Znj. Mirlinda Bunjaku me përdorimin e emrit të saj për ndarjen e ÇMIMIT VJETOR “LINDA BUNJAKU” PËR KONTRIBUTIN NDAJ KOMUNITETIT. Shpërblimi ’Linda Bunjaku’ do tu ndahet çdo vit individëve apo grupeve qe kane dhëne kontribut të veçantë ndaj komunitetit. Vendimi i ASAK e nderon kontributin dhe emrin e saj si shembull për të gjithë ne.  Biografia e shkurtë Mirlinda Abdyl Bunjaku - Linda u lind më 1963 në Prishtinë. Pas përfundimit të gjimnazit Matematiko-shkencor në Prishtinë, vijoi studimet ne Fakultetin e Arkitekturës ku tregoi pasion të madh për këtë profesion. Pas diplomimit gjendja e jashtëzakonshme që mbizotëroi në Kosovë, ndikuan që karriera e Lindës të merrte një kah tjetër. Shtegu i saj, të cilin e ndoqi gjatë gjithë jetës si arkitekte, por ndoshta edhe më shumë si humaniste, filloi qysh më 1987, kur filloi punën si mësimdhënëse në shkollën e mesme teknike në Prishtinë. Lufta në Kosovë nxiti edhe më shumë humanizmin e saj dhe nevojën qenësore për të qenë gjithmonë në gatishmëri për t’i ndihmuar tjetrit. E gjeti veten në arterien kryesore, si zyrtare terreni në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Si pjese e ekipit mjekësor te KNKK dhe me angazhim të madh qysh prej fillimit të luftës ne 1998, ishte njëra nga ata njerëz, që në hije dhe me vetëmohim, bënë shumë për Kosovën. |
|
Mė shumė
|
|
|
Pėrmirėsimi i shėrbimeve sociale nė nivel lokal |
Më 5.2.2009, CDF u takua me Kryetarin e Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli. Në këtë takim është biseduar për përgjegjësitë e komunave që marrin me rastin e zbatimit të procesit të decentralizimit lidhur me shërbimet sociale. Zt. Ismajli ka ricekur gatishmërinë e Komunës së Shtimes në përkrahjen dhe mbarëvajtjen e projektit.
Përfaqësuesit e CDF-së njoftuan se për projektin “Përmirësimi i shërbimeve sociale në Nivel Lokal” udhëhequr nga CDF dhe përkrahur financiarisht nga SOROS-i ka për qëllim: • Vlerësimin e nevojave të institucioneve në nivel lokal përkitazi me trajnimet dhe ngritjen e kapaciteteve; • Disejnimin e udhërrëfyesit-manualit për procesin e vlerësimit të nevojave; • Ngritjen e vetëdijes së institucioneve të Kosovës dhe komunitetit të donatorëve përkitazi me nevojat e institucioneve të shërbimeve sociale në nivel lokal. |
|
|
Isniqi me 100 hektarė toke tė ujitur |
|
Prishtinë 01 Tetor - Projekti i CDF në fshatin Isniq, Komuna e Deçanit synon sigurimin e ujit për ujitje të 100 hektarëve nga Lumi i Deçanit.
Momentalisht është duke u bërë shtrirja dhe montimi i tubacionit si dhe punimi i objektit të kaptimit të ujit. Zbatimi i këtij projekti do të ndihmoj rritjen e rendimentit të prodhimeve bujqësore në këtë lokacion, që është identifikuar si prioritet nga komuniteti. Projekti është i financuar nga USAID, Manastiri i Deçanit, Kuvendi Komunal i Deçanit, si dhe komuniteti i Isniqit. |
|
|
Forcohet siguria nė burgun e Dubravės |
Prishtinë 07 tetor 2008 – CDF ndihmon sigurimin e burgut të Dubravës duke zbatuar planifikimin e Ministrisë së Drejtësisë për të pajisur burgun me tel me gjemba.
Momentalisht është duke u bërë shtrirja e telit mbajtës nëpër perimetrin e burgut mbi të cilin do të vendoset teli spiral.
Bashkëpunimi në mes të CDF-së dhe Ministrisë është i bazuar në memorandumin e mirëkuptimit, ndërsa projekti është i financuar nga vetë Ministria e Drejtësisë. |
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 10 - 14 nga 15 |