|
CDF nėnshkruan memorandumin e marrėveshjes me KK Gllogoc dhe Kompaninė Regjionale tė Ujit Prishtina |
15.05.2009- Gllogoc CDF në partneritet me organizatën amerikane IRD në projektin “Infrastrukturë e vogël për ujë dhe kanalizim” (Small Infrastructure Water and Sanitation Programme-SIWS) financuar nga USAID misioni në Kosovë me datën 15.05.2009 në Gllogoc filloi zyrtarisht bashkëpunimin me institucionet komunale për ofrimin e ujit të pijshëm në fshatin Komoran të Gllogocit me anë të dy komponentave: zgjerimit të fabrikës për trajtimin e ujit dhe rrjetit të ujësjellësit për komunitetin e fshatit Komoran. Komuna e Gllogocit së bahsku me komunitetin e fshatit ka zotuar një shumë të konsiderueshme te mjeteve gjersa Kompania Regjionale e Ujit “Prishtina” ka ofruar pjesëmarrje me të mira materiale. Partnerët CDF-IRD do të kontribuojne më fondet e USAID në realizimin e këtij projekti në vlerë rreth 600.000 Euro në total. |
|
|
Inaugurimi i projektit Kontrolli i burgut tė Dubravės pėrmes sistemit tė kamerave |
4.05.2009 Burgu i Dubravës - Istog Implementimi i projektit “Kontrolli i burgut të Dubravës përmes sistemit të kamerave” me kërkesë të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe atyre të Burgut të Dubravës është bërë inaugurimi i projektit në fjalë. Ky projekt i cili e mbulon fazën e parë të implementimit, është financuar nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë i cili ka kushtuar 115.00.00 € dhe është implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF). Në inaugurim morën pjesë Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi, zyrtar të burgut të Dubravës, përfaqësuesit e CDF etj. |
|
|
CDF nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit me MKK dhe Komunėn e Prizrenit |
|
CDF ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe Komunën e Prizrenit për implementimin e projektit “Kthimi i qëndrueshëm i 13+2 familjarëve Minoritare dhe Stabilizimi i Komuniteteve në fshatin Sërbicë e Ulët” Projekti do të financohet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Komunën e Prizrenit. Në këtë rast CDF është angazhuar për implementimin e projektit në fjalë. |
|
|
CDF nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit me Komunėn e Pejės dhe Kompaninė Regjionale tė Ujit |
|
CDF nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Pejës dhe Kompaninë Regjionale të Ujit Hidrodrini
CDF në partneritet me organizatën amerikane IRD në projektin “Infrastrukturë e vogël për ujë dhe kanalizim” (Small Infrastructure Water and Sanitation Programme-SIWS) financuar nga USAID misioni në Kosovë me datën 05.05.2009 në Pejë filloi zyrtarisht bashkëpunimin me institucionet komunale për ofrimin e ujit të pijshëm në 9 fshatrat e Komunës së Pejës. Komuna e Pejës ka zotuar një shumë prej 200.000 Euro për projektin në fjalë gjersa Kompania Regjionale e Ujit Hidrodrini ka ofruar pjesëmarrje me të mira materiale. Komuniteti i fshatrave gjithashtu ka ofruar një pjesëmarrje financiare. Partnerët CDF-IRD do të kontribuojnë më fondet e USAID në realizimin e këtij projekti në vlerë prej 600.000 Euro në total. Me anë të këtij projekti mendohet të i ofrohet çasje rreth 14.051 banorëve të nëntë fshatrave në rrethinën e qyteti të Pejës me ujë të pijshëm (Pavllan, Nakëll, Zahaq, Llabjan, Ramun, Nabërgjan, Ruhot, Lutogllavë dhe Tërstenik). |
|
Mė shumė
|
|
|
Ēmimi Vjetor LINDA BUNJAKU |
Kryesia e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (ASAK) ka vendosur që të e nderon ish-drejtoren ekzekutive të CDF Znj. Mirlinda Bunjaku me përdorimin e emrit të saj për ndarjen e ÇMIMIT VJETOR “LINDA BUNJAKU” PËR KONTRIBUTIN NDAJ KOMUNITETIT. Shpërblimi ’Linda Bunjaku’ do tu ndahet çdo vit individëve apo grupeve qe kane dhëne kontribut të veçantë ndaj komunitetit. Vendimi i ASAK e nderon kontributin dhe emrin e saj si shembull për të gjithë ne.  Biografia e shkurtë Mirlinda Abdyl Bunjaku - Linda u lind më 1963 në Prishtinë. Pas përfundimit të gjimnazit Matematiko-shkencor në Prishtinë, vijoi studimet ne Fakultetin e Arkitekturës ku tregoi pasion të madh për këtë profesion. Pas diplomimit gjendja e jashtëzakonshme që mbizotëroi në Kosovë, ndikuan që karriera e Lindës të merrte një kah tjetër. Shtegu i saj, të cilin e ndoqi gjatë gjithë jetës si arkitekte, por ndoshta edhe më shumë si humaniste, filloi qysh më 1987, kur filloi punën si mësimdhënëse në shkollën e mesme teknike në Prishtinë. Lufta në Kosovë nxiti edhe më shumë humanizmin e saj dhe nevojën qenësore për të qenë gjithmonë në gatishmëri për t’i ndihmuar tjetrit. E gjeti veten në arterien kryesore, si zyrtare terreni në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Si pjese e ekipit mjekësor te KNKK dhe me angazhim të madh qysh prej fillimit të luftës ne 1998, ishte njëra nga ata njerëz, që në hije dhe me vetëmohim, bënë shumë për Kosovën. |
|
Mė shumė
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 7 - 11 nga 15 |