Tendere

Tender Aktiv

Regjistrohu pėr tė pranuar tė rejat e fundit nga CDF






 
Fillon zyrtarisht zbatimi i projektit "Programi i infrastrukturės sė vogėl pėr ujė dhe kanalizim"
Image30 Janar 2009, Pejë- CDF në bashkëpunim me Organizatën IRD të përkrahur nga Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka filluar zyrtarisht zbatimin e projektit ‘Programi i infrastrukturës së vogël për ujë dhe kanalizim. ’ Projekti ka filluar me nënshkrimin e marrëveshjeve të përkrahjes me kryetarët e Komunave të Pejës, Gllogocit, Klinës dhe Malishevës.
Mė shumė
 
CDF nėnshkruan Memorandum tė Mirėkuptimit me ZVL tė Zyrės sė Kryeministrit tė Kosovės

ImageMë datën 01.09.2009 në Prishtinë, CDF ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Zyrën e Veteranëve të Luftës të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, lidhur me bashkëpunimin për ndërtimin e shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare. Memorandumi në fjalë vjen si rrjedhojë e përzgjedhjes së CDF nga ana e ZKM për partner implementues në projektin e lartpërmendur.

Mė shumė
 
Pėrmirėsimi i Shėrbimeve Sociale nė Nivel Lokal

ImageProjekti “Përmirësimi i Shërbimeve Sociale në Nivel Lokal” i cili është financuar nga SOROS dhe që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal për vlerësim të nevojës për ngritje të kapaciteteve për dy komunat e pilotuara, Gjakovë dhe Shtime. Raporti është prezantuar në tryezën e organizuar me datën 30.06.2009 në Hotel Victory, në Prishtinë.

“Procesi i decentralizimit i obligon komunat në marrje të kompetencave të plota në ofrimin e shërbimeve sociale. CDF ka realizuar projektin me qëllim të disejnimit të një udhërrëfyesi për identifikimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve në nivelin lokal në lëmin e shërbimeve sociale si dhe ka hartuar një sërë rekomandimesh lidhur me hapat që duhet ndërmarrë për komunat në ofrimin efektiv të shërbimeve sociale me procesin e decentralizimit”.

Prezent ishin gazetarët e Kohavision të cilët  intervistuan përfaqësuesit e CDF, e cila u transmetua në të gjitha edicionet e lajmeve në KTV.

Gjithashtu, përfaqësues të CDF-së dhe stafi i projektit janë shfaqur në programin e mëngjesit në KTV një ditë pas publikimit të raportit, i cili program i kishte dedikuar diskutimit të kësaj teme rreth 30 minuta.

Kliko këtu për të shkarkuar raportin

 
CDF nėnshkruan memorandumin e marrėveshjes me KK Gllogoc dhe Kompaninė Regjionale tė Ujit “Prishtina
Image15.05.2009- Gllogoc
CDF në partneritet me organizatën amerikane IRD në projektin “Infrastrukturë e vogël për ujë dhe kanalizim” (Small Infrastructure Water and Sanitation Programme-SIWS) financuar nga USAID misioni në Kosovë me datën 15.05.2009 në Gllogoc filloi zyrtarisht bashkëpunimin me institucionet komunale për ofrimin e ujit të pijshëm në fshatin Komoran të Gllogocit me anë të dy komponentave: zgjerimit të fabrikës për trajtimin e ujit dhe rrjetit të ujësjellësit për komunitetin e fshatit Komoran.  Komuna e Gllogocit së bahsku me komunitetin e fshatit ka zotuar një shumë të konsiderueshme te mjeteve gjersa Kompania Regjionale e Ujit “Prishtina” ka ofruar pjesëmarrje me të mira materiale. Partnerët CDF-IRD do të kontribuojne më fondet e USAID në realizimin e këtij projekti në vlerë rreth 600.000 Euro në total.
 
Inaugurimi i projektit “Kontrolli i burgut tė Dubravės pėrmes sistemit tė kamerave”
Image4.05.2009 Burgu i Dubravës - Istog
Implementimi i projektit “Kontrolli i burgut të Dubravës përmes sistemit të kamerave”  me kërkesë të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe atyre të Burgut të Dubravës është bërë inaugurimi i projektit në fjalë. Ky projekt i cili e mbulon fazën e parë të implementimit, është financuar nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë i cili ka kushtuar 115.00.00 € dhe  është implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF). Në inaugurim morën pjesë Ministrja e Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi, zyrtar të burgut të Dubravës, përfaqësuesit e CDF etj.
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 4 - 8 nga 15
© Community Development Fund