Tendere

Tender Aktiv

Regjistrohu pėr tė pranuar tė rejat e fundit nga CDF






 
Isniqi me 100 hektarė toke tė ujitur

img_2821.jpgPrishtinë 01 Tetor - Projekti i CDF në fshatin Isniq, Komuna e Deçanit synon sigurimin e ujit për ujitje të 100 hektarëve nga Lumi i Deçanit.

Momentalisht është duke u bërë shtrirja dhe montimi i  tubacionit si dhe punimi i objektit të kaptimit të ujit. Zbatimi i këtij projekti do të ndihmoj rritjen e rendimentit të prodhimeve bujqësore në këtë lokacion, që është identifikuar si prioritet nga komuniteti.  

Projekti është i financuar nga USAID, Manastiri i Deçanit, Kuvendi Komunal i Deçanit, si dhe komuniteti i Isniqit.

 
Forcohet siguria nė burgun e Dubravės
ImagePrishtinë 07 tetor 2008 – CDF ndihmon sigurimin e burgut të Dubravës duke zbatuar planifikimin e Ministrisë së Drejtësisë për të pajisur burgun me tel me gjemba.

Momentalisht është duke u bërë shtrirja e telit mbajtës nëpër perimetrin e burgut mbi të cilin do të vendoset teli spiral.

Bashkëpunimi në mes të CDF-së dhe Ministrisë është i bazuar në memorandumin e mirëkuptimit, ndërsa projekti është i financuar nga vetë Ministria e Drejtësisë.
 
Ndėrtohet ura dhe trotuari nė rrugėn Suharekė-Peēan

dscn4132.jpgPrishtinë 22 shtator - CDF, si partner zbatues i ADA në kuadër te riparimit te rrugës Suhareke – Peçan ka përfunduar ndërtimin e urës dhe ka filluar shtruarjen e trotuarit me kubëza betoni.

Qëllimi i këtij projekti është ndihma në  përmirësimin e kushteve jetësore të këtij fshati. Ndërtimi i rrugës në kuadër të së cilës është paraparë edhe shtruarja e trotuareve me kubëza betoni, do të ju ndihmojë banorëve të fshatit e sidomos  nxënësve që vijojnë mësimin në Suharekë  të kanë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në Qendrën Komunitare.   Projekti është i financuar nga Komuna e Suharekës, komuniteti si dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). 

 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 13 - 15 nga 15
© Community Development Fund