Tendere

Tender Aktiv

Regjistrohu pėr tė pranuar tė rejat e fundit nga CDF






 
Programi per infrastrukturė tė vogel tė ujėsjellėsit dhe kanalizimit (SIWS)

Në Tetor te vitit 2008 Organizata Joqeveritare Amerikane IRD në partneritet me CDF, ka fituar nga USAID një grant në vlerë prej 6,240,000 $ për realizimin e Programit për infrastrukturë të vogël të ujësjellësit dhe kanalizimit (SIWS). Me këtë program është paraparë të përfitojnë rreth 85.000 banorë të Kosovës .

Projekti është paraparë të realizohet në periudhë kohorë prej tri vitesh. Programi i financuar nga USAID është fokusuar në ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujësjellësit dhe do të ofrojë mundësi punësimi dhe përfitime të dukshme për banorët e Kosovës.

Mė shumė
 
Ngritja e Kapaciteteve te Autoriteteve Lokale pėr Mitrovicė dhe Zveēan
Image“Përkrahja e Ngritjes së Kapaciteteve në Edukimin e Autoriteteve Lokale për Rritjen e Shërbimeve në komunat Mitrovica veriore/jugore dhe  Zveçan”

Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) është iniciativë e Bankës Botërore që zbaton investimet në komunitete, në realizimin e projekteve të vogla të identifikuara nga ana e vet komuniteteve, në formë të granteve.
Mė shumė
 
CDF nėnshkroi Memorandumin e Mirėkuptimit me MPMS, MKK dhe ZĒK
ImageMe datën 04.09.2009 në Prishtinë, CDF nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve si dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës lidhur me zbatimin e projektit për ndërtimin e objektit të banimit kolektiv.
Mė shumė
 
Fillon zyrtarisht zbatimi i projektit "Programi i infrastrukturės sė vogėl pėr ujė dhe kanalizim"
Image30 Janar 2009, Pejë- CDF në bashkëpunim me Organizatën IRD të përkrahur nga Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka filluar zyrtarisht zbatimin e projektit ‘Programi i infrastrukturës së vogël për ujë dhe kanalizim. ’ Projekti ka filluar me nënshkrimin e marrëveshjeve të përkrahjes me kryetarët e Komunave të Pejës, Gllogocit, Klinës dhe Malishevës.
Mė shumė
 
CDF nėnshkruan Memorandum tė Mirėkuptimit me ZVL tė Zyrės sė Kryeministrit tė Kosovės

ImageMë datën 01.09.2009 në Prishtinë, CDF ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Zyrën e Veteranëve të Luftës të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, lidhur me bashkëpunimin për ndërtimin e shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare. Memorandumi në fjalë vjen si rrjedhojë e përzgjedhjes së CDF nga ana e ZKM për partner implementues në projektin e lartpërmendur.

Mė shumė
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 5 nga 15
© Community Development Fund