Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) Fillon me Sesione Informuese për Grante në Gjashtë Komuna të Kosovës

Mars 16, 2015 – Sot Programi i USAID-it AKT – LS mblodhi më shumë se 40 përfaqësues nga sektori i bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile të rajonit të Pejës në sesionin e parë informues për grante të këtij Programi. Ky sesion është i pari nga gjashtë sesionet informuese që Programi do ti mbajë në komunat në vazhdim: Mitrovica e Veriut, Vushtrri, Graçanicë, Kllokot dhe Shtërpcë.

Lexo më shumë...

Përfaqësues të AKT-LS takojnë Kryetarin e Komunës së Parteshit

Më 16 Janar 2015, Udhëheqësi i Komponentës për Angazhimin e Qytetarëve/ZSHiP, së bashku me Koordinatorin për Komunikim dhe Inxhinierin Teknik zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Parteshit z. Dragan Nikolic dhe Kabinetin Komunal të përbërë nga përfaqësuesja e Grupit të Femrave të Komunës së Parteshit, Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Siguri, Drejtori i Planifikimit Urban Kadastër dhe Gjeodezi si dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit.

Lexo më shumë...

Takim njoftues me Komunën e Kllokotit

Udhëheqësi i Komponentës për Angazhim Qytetar/ZSHiP z. Nenad Maksimovic, së bashku me Koordinatorin për Komunikim z. Besnik Sherifi dhe Inxhinierin Teknik z. Viktor Djokic patën një takim me Kryetarin e Komunës së Kllokotit/Klokot z. Strecko Spasic. Në këtë takim palët caktuan një afat për paraqitjen e listës së prioriteteve të infrastrukturës dhe Komuna u zotua për bashkëfinancim të projekteve infrastrukturore.

Lexo më shumë...

Ekipi i programit AKT – LS takohet me Komunën e Ranillugut

Më 15 Janar ekipi programit AKT – LS duke përfshirë Udhëheqësin e Komponentës për Angazhim Qytetar/ZShiP, Udhëheqësin e Komponentës për Zhvillim të Bizneseve, Udhëheqësen e Komponentës për Zhvillim të Komunave dhe Inxhinierin teknik patën një takim me Kryetarin e Komunës së Ranillugut z. Gradimir Mikic. Në takim gjithashtu ishin prezent përfaqësuesit e grupit të femrave dhe të rinjve të kësaj Komune.

Lexo më shumë...

Një ekip i programit AKT – LS u takuan me Kryetarin e Novobërdës dhe Kabinetin e tij.

Më 15 Janar 2015 një ekip i programit AKT – LS i përbërë nga z. Nenad Maksimovic Udhëheqës i Komponentës për Angazhim Qytetar/DCOP, z. Artan Avdiu Udhëheqës i Komponentës për Zhvillim të Bizneseve, znj. Merita Kasapolli Udhëheqëse e Komponentës për Zhvillim të Komunave dhe z. Viktor Djokic Inxhinier u takuan me Kryetarin e Novobërdës z. Svetislav Ivanovic dhe Kabinetin e tij.

Lexo më shumë...

Stafi i Programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore Takohet me Kryetarin e Komunës së Istogut

E martë 14 Janar, stafi i programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore i udhëhequr nga znj. Nermin Mahmuti UD e Shefit të Programit u takua me kryetarin e Komunës së Istogut z. Haki Rugova ku u bë prezantimi i objektivave të programit AKT – LS në mënyrë që ato të bashkërendohen me prioritetet e Komunës.

Lexo më shumë...

Ekipi i Programit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës

E mërkurë 14 janar, Ekipi i Programit Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet Vendore u takua me Kryetarin e Komunës së Klinës z.Sokol Bashota dhe Zëvendës Kryetari e kësaj Komune z. Enver Berisha ku Ekipi i AKT - LS paraqiti objektivat e saj në mënyrë ato të lidhen me prioritetet e komunës për vitin 2015.

Lexo më shumë...