Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Novobërdës

Novobërdë 07 Maj, 2015 – Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope dhe Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanović nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi përmes së cilit shprehën përkushtimin e tyre ndaj partneritetit në implementimin e programit Avancojmë Kosovën së Bashku.

Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku përbëhet nga dy komponenta – një që implementohet nga Chemonics Int. (AKT – U.S.) dhe një tjetër të njohur si USAID Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore, të cilën e implementon Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve (CDF) në partneritet me AKTIV, Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT) dhe Kosovo Relief Development (KRD).

Përmes Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) – U.S., USAID-i do të investojë 98,857 dollarë amerikan në projekte të vogla infrastrukturore, grante të shoqërisë civile dhe grante të biznesit, në Komunën e Novobërdës deri në fund të vitit 2015; nga ana tjetër, përmes Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore, USAID-i do të investojë deri në 100.000 dollarë amerikan në një projekt infrastrukturor i cili do të implementohet bashkërisht me Komunën e Novobërdës. Përveç kësaj USAID-i përmes Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore gjithashtu do të mbështesë edhe bizneset mikro, të vogla dhe të mesme si dhe OJQ-të e Komunës së Novobërdës.