Programi Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Vendore (AKT-LS) zhvilloi Sesionin e Katërt Informues në Komunën e Vushtrrisë

Mars 17, 2015 – Programi i AKT – LS ishte prezent në Komunën e Vushtrrisë ku zhvilluan një sesion informues me përfitues potencial nga sektori i biznesit dhe organizatat e shoqërisë civile të kësaj Komune.

Pjesëmarrja në këtë sesion informues ishte e kënaqshme me rreth 40 përfaqësues nga sektori i bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile të cilët u informuan rreth procesit të aplikimit dhe strukturës së granteve për të dy sektorët.

Sesionet e ardhshme informuese do të mbahen në Graçanicë (Mars 18), Kllokot (Mars 18) dhe Shtërpce (Mars 19).